Foto ilustruese

Bota

Agjencia Evropiane e Barnave: BE-ja duhet të përdorë të gjitha vaksinat kundër koronavirusit

17 Qershor 2021, 20:28| Përditesimi: 17 Qershor 2021, 20:30

  • Share

Shtetet e Bashkimit Evropian duhet të përdorin të gjitha opsionet e vaksinave kundër koronavirusit që janë në dispozicion për të luftuar pandeminë, tha sot Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Sipas rregullatorit evropian, ende është shumë herët të thuhet nëse një lloj i veçantë i vaksinës është apo jo më i miri.

"Akoma jemi në pandemi dhe është shumë e rëndësishme që për luftimin e saj të përdorim gjitha mundësitë që kemi në dispozicion”, tha Marco Cavaleri, shefi i strategjisë së vaksinave të EMA-s, në një konferencë për media.

Eksperti i EMA-s shtoi se është "shumë e vështirë të thuhet" se cili lloj i teknologjisë me të cilën prodhohen vaksinat mund të rezultojë më i suksesshëm në të ardhmen. Sipas tij të gjitha vaksinat ekzistuese "tashmë kanë shpëtuar mijëra dhe miliona jetë".

EMA ka autorizuar për përdorim katër vaksina: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe J&J. Një nga katër vaksinat tjera që janë nën shqyrtim nga kjo agjenci është edhe CureVac e Gjermanisë. Në bazë të rezultateve të testimit doli se ajo ishte vetëm 47 për qind efektive.

Kjo shifër është nën pragun 50 për qind të efikasitetit, por Cavaleri tha se "kjo nuk do të thotë që agjencia nuk do të shqyrtojë tërësinë e provave" përpara se të marrë një vendim.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se nuk do të vendosë një prag 50 për qind të efikasitetit për vaksinat e koronavirusit që do të miratohen për përdorim./ REL

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?