Agjencia Evropiane e Barnave ka rekomanduar përdorimin e vaksinës Moderna kundër koronavirusit, për fëmijët nga mosha 12 deri në 17 vjeç. Sikurse edhe te personat mbi 18-vjeç, edhe te fëmijët vaksina do të bëhet me dy injeksione në krah, me një distancë prej 4 javësh nga njëra-tjetra.
Ky vendim u morë pas një studimi ku u përfshinë 3732 fëmijë të moshës 12 deri në 17-vjeç, ku u provua se vaksina e Moderna prodhoi një përgjigje imunitare sikurse edhe te të rriturit.
Po ashtu edhe efektet anësore tek fëmijët janë të njëjta me ato të të rriturve, duke përfshirë dhimbje dhe ënjtje në vendin e injektimit, lodhje, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të përziera, të vjella dhe ethe. Këto efekte zakonisht janë të lehta ose të moderuara dhe përmirësohen brenda disa ditësh nga vaksinimi.
Megjithatë siguria dhe efikasiteti i vaksinës te fëmijët do të vazhdojnë të monitorohen nga afër.