Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian ka këshilluar që ‘Merck’, pilula kundër COVID-19, duhet të jepet brenda pesë ditësh që kur shfaqen simptomat e para të virusit te personat e rritur, të cilët nuk kanë nevojë për trajtim me oksigjen dhe që janë në rrezik që gjendja shëndetësore të iu përkeqësohet.
Sipas Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), pilula duhet të merret dy herë në ditë për pesë ditë radhazi. EMA nuk e rekomandon pilulën tek gratë shtatzëna apo tek to gra që planifikojnë të bëjnë fëmijë së shpejti. Po ashtu EMA bëri me dije se nënat me fëmijë, nëse marrin pilulën, nuk duhet t’iu japin gji fëmijëve.
“EMA lëshon këtë këshillë për të mbështetur autoritetet kombëtare që mund të vendosin për përdorimin e mundshëm të këtij ilaçi, para se ai të marrë miratimin e tregut... në kohën e rritjes së shkallës së infeksionit dhe vdekjeve për shkak të COVID-19 në gjithë Evropën”, shkruhet në deklaratë.
Muajin e kaluar, EMA nisin të shqyrtojë pilulën kundër konornavirusit të prodhuar nga kompania Merck, dhe të premten tha se do të nisë të shikojë edhe të dhënat e pilulës së krijuar nga kompania Pfizer, me qëllim që të japë rekomandimin nëse duhet të përdoret apo jo.
Më 1 tetor, Merck kishte thënë se pilula e prodhuar nga kjo kompani zvogëlon për 50 për qind rrezikun për sëmurje të rëndë, nëse terapia merret për pesë ditë.