TIRANE-Një grup përfaqësuesish agjencisë turistike kanë protestuar paraditen e sotme përpara ambienteve të Ministrisë së Turizmit duke kërkuar lehtësi nga qeveria për të kaluar krizën që u shkaktua nga pandemia COVID-19. Agjencitë turistike kërkojnë heqjen e taksave lokale, pagë minimale 6 muaj deri në 1 vit, subvencionim të siguracioneve 6-12 muaj dhe rihapjen e kufijve.
Disa prej përfaqësuesve theksuan për mikrofonin e Report Tv se nuk po kërkojnë qiqra në hell, por një ndihmë për t'i shpëtuar nga falimenti, pasi prej marsit nuk kanë punuar, as një biletë nuk kanë prerë. "Ne nuk po kërkojë qiqra ne hell" tha njëri prej tyre.
"Kemi që në 11 mars që jemi mbyllur. As nga shqiptarët s'ka pasur punë, se e gjejnë vetë hotelin, nuk lind nevoja të lidhen me agjencitë. Për të huajt kufiri është mbyllur" tha një tjetër. Një tjetër pronare e një agjencie tha se "Kur u rihapën avionët nuk gjetëm edhe një biletë për riatdhesuar tanët të paktën. Agjencitë i kemi hapur, por nuk e dimë kush po i bën riatdhesimet. Nëse kam prerë një biletë që kur janë hapur...Përderisa fluturimet janë hapur, ne si agjenci kërkojmë që vendet të jenë barazim. Nëse ka 240 vende, ato të jenë të hapura.
Kërkesa kemi pasur për prenotime, por nuk kemi njoftim zyrtar që kur hapen fluturimet. Nuk na vjen asnjë e-mail nga ministria. Minimalisht për agjencitë të garantohet një pagë minimale. Ka 10 vite që u paguaj taksa shtetit. Vetëm 40 mijë lekshin kam marrë. Unë nuk paguaj dot as qiranë e ambientit, jo më punëtorët" tha ajo. Ata paralajmëruan se protestat do i vijojnë pasi po shkojnë drejt falimentit, prandaj kërkojnë ndihmën e shtetit për t'i shpëtuar.
Dmth meqe nuk na e futet deri tani doni shperblim??? Shkoni mor hajduter se gjysmat e cmimeve qe kemi paguajtur i fusnit ne xhep ju mortja qe sju mer
Përgjigju