'Agjenti i infiltruar' i Berishës 'perla' në kanalin e tij në You Tube: O mis të bëj pis! Po u zure ngushtë, bëhu grusht! Mos ofendoni kur vihet mikrofoni (VIDEO)

7 Dhjetor 2022, 20:44| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 12:35

  • Share

Përveçse agjenti i infiltruar i Berishës, Gert Shehu është edhe ‘reper’ me kanal në You Tube. Në disa video të gjetura në kanalin e tij personal në You Tube, 31-vjeçari që dhunoi Berishën shihet teksa “reciton”, ndoshta edhe si një hobby i tij disa vargje të cilat duket se i krijon vetë. Në recitimet e tij nuk mungojnë as patronazhistët. 

Edhe pse Shqiptarja.com dhe Report Tv, botuan dhe siguruan dëshmi të mjekut psikiatër dhe nënës së 31-vjeçarit ku provohej se ky i fundit vuante nga probleme të shëndetit mendor, sërish për Berishën Gert Shehu është i infiltruar nga kryeministri dhe ministri Çuçi. 

Por çfarë publikon Gerti Shehu në You Tube? Një sërë poezish pa rimë dhe, pa kuptim. 

“Pat ardh pensioni mos rri si barboni. Na ndihmoni, mos bëni ça doni që navigon, sa të doni. Mos shani sa të doni se aty vihet mikrofoni...”- thotë ai në një video.

‘Se vdes, po s’pate besë, se kemi një sundues shumë mëshirues dhe një qen adhurues, kemi një krijues...”- vijon ai në videon e radhës.

“E ke me kusht, po ishte ngushtë bëhu grusht...”- thuhet në një tjetër video

 

Ish kryeministri Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetorit të cilën e kishte parashikuar prej ditësh, u godit me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, 31 vjeç i cili vuante me problemet të shëndetit mendor. Gjithsesi, pavarësisht se ditën e djeshme, politika u bë 'bashkë' pavarësisht ndasive dhe dënoi njëzëri sulmin ndaj Berishës, kreu i foltoreve, bëri fajtor Edi Ramën. Ky version, u pa edhe nga pjesëtarë të Rithemelimit dhe një pjesë të Partisë Demokratike. 

Ndërkohë pavarësisht paraqitjes së dokumentit nga ana e mjekut Sadik Lala, ku shfaqej se 31 vjeçari, Gert Shehu vuante nga një “Çrregullim psikotik i papërcaktuar”, Rithemelimi këmbëngul se 31 vjeçari është oficer i policisë kriminale dhe është urdhëruar për të goditur ish kryeministrin. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e djeshme për ngjarjen e ndodhur dhe ka kërkuar që të zbardhet akti i sulmit që e konsideroi të pajustifikueshëm.

Ora 11:17
‘Perlat’ në vargjet që reciton ‘agjenti i infiltruar i Berishës’: Mos shani e ofendoni, sa t’u vihet mikrofoni

Gerti Shehu, 31-vjeçari i cili goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit, kishte edhe një kanal të tijin në You Tube, ku këndonte si reper. Në një nga videot e publikuara Gerti Shehu, bën sikur reciton, më fjalë që në vetvete nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, por që rimojnë.

‘Pa të ardhur pensioni mos rri si barboni, na ndihmoni, mos boni çfarë të doni! Nëqoftëse navigoni, sa të doni, veç kaloni dhe bëni se çfarë të doni! Tani bëhu gati dhe fol si luani, jo te hani, falni e ndihmoni sa tu vihet timoni e t’ju iki presioni! Nuk jam Simoni, se di çfarë doni, mos shani e ofendoni sa t’u vihet mikrofoni!’- shprehet ai duke kënduar.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/12/2022 23:53

    Ju te medias po humbni kohen kot,nuk e kuptoni qe Berishes e Metes i duhet patjeter nje /Marinus van der Lubbe/shqiptar per te justifikuar aktet e tyre te metejshme qe do te ndermarrin??!!

    Përgjigju
  • Avelia: 08/12/2022 21:11

    Tani ndajeni perfundimisht e nxorri Rama ? Apo eshte i cmendur ? Situata me duket e rrezikshme sepse ka plot te cmendur dhe tek PD...Njera ka dal publikisht ka kerku Sniper dhe ne fund nuk mbakan pergjegjsi se qekan te cmendur mendor.Te cmendur mund te jen po zullumet i bejne. Kusuret do ti heqim ne normalet ?

    Përgjigju
  • ARBËRORI: 08/12/2022 17:44

    Shikoni se si Zoti po mer hak te Sali Berisha, po ky fukara duket që është i sëmur mendor, këtë e kupton dhe një fmi që është i mbaruar. E kta Ajka e kombit Shqiptar Qen Peka, Flamuri pa bisht , kriçi Fari Pallës dalin e tregojn pralla me nastradin se jan pa din e iman aman , aman çfar syri po na shikon me kshu lloi karalloi si kriçi Fari Pallës që deri dje Fariu ishte super komonist e sot na u bo demokrat i pa par. Mjer, mjer, Shqiptarët e shkret me kshu lloi opozite. E Edi Rama bo çef e bo ça do e Shqiprin e shkatro. O Zot mer hak për Shqiptarët e shkret.

    Përgjigju
  • Fshati: 08/12/2022 14:39

    Per paaftesine e trurojeve nuk flet askush.

    Përgjigju
  • Igor: 08/12/2022 08:21

    Pse nuk u denua askush per Gerdecin ku 26 njerez humben jeten,dhe vrasjet e janarit ,zhdukja e Remzi Hozhes ,etj,etj Pse nuk denohen hajdutet e popullit ne qeveri?

    Përgjigju
  • Dajti: 08/12/2022 01:22

    Ore shqiptare or e shikoni cfare gjerash pa kuptim pa lidhje fare shkruan ai. Askush nuk hyne dot ne trurin e tij Cfare denimi ka per te more, po ate e ka denuar perendia.Ore e kuptoni se cfare po i beni atyre prinderve duke shkruar per budallalleqet e tij. Nje artikull tjeter p hetohet , do denohet etj etj. NUk denohen te semeuret mendor o njerez , se ata nuk jane te pergjegjshem per ato qe bejne. Boll more se gjynah ata prinder Mos u merrni me me jeten e tij. Nuk eshte per te qeshur

    Përgjigju
    • Selim: 08/12/2022 22:55

      Ai i sëmurë edhe lë të dënohet për një grusht. Po ata që për të mbuluar pa aftësinë e tyre i dhanë Njëqind grushta ? Cila ishte detyra e trupës shoqërimit dhe si e thotë ligji. Avokati i Shehut duhet të këmngul për këtë çështje.

    • Pjeter: 08/12/2022 09:52

      Per fat te keq duhet pergenjeshtruar publikisht ne ket menyre kryebanditin e Vuçidolit qe thote se ky i shkreti,ishte nje agjent i infiltruar. Tashme njerzit e dine qe Saliu eshte brumosur nga shkolla e propagandes serbe,do qe te ktheje ndonje gje ne favorin e tij nga ajo qe i ndodhi, qe te mos i ngelet vetem syri i nxire,por me sa duket eshte zene i pa pergatitur,e rreth vetes ka njeres avdalle,nuk mund te mbaje rreth vetes njeres si veten e vet se i hane koken,i duhen idiotet qe ti perdore si te doje, por ja qe shtazat nuk i pershtaten menyres se te menduari te Saliut,te dalin Mulet,Qimat e Muçot e Musarajt e ta felliqin tezen me agjente te infiltruar,e keshtu i ngelet te mendoje ,"mos valle e hengra tamam si ajo laraska qe qendron hu me hu" ??!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?