Jurgen Klopp

Agjenti i Klopp e thotë qartë: Nuk dëshiron të largohet nga Liverpool

1 Nëntor 2022, 22:18| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 22:22

  • Share

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp nuk ka në plan që të largohet nga ishulli dhe Premier League. Për mikrofonat e Sky Sport, agjenti i gjermanit, Marc Kosicke ka thënë se trajneri është i vendosur që të qëndrojë deri në 2026 me The Reds. Edhe pse klubi nga "Anfield Road" nuk po kalon një situatë të qetë në Premier League, e ardhmja e Klopp nuk është vendosur asnjëherë në diskutim nga drejtuesit.

"Ju siguroj se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Jurgen Klopp kënaqet me mbeshtetjen e njerezve. Ai ka dhe është në kontakt të rregullt me ​​tifozët. Ai e do klubin, skuadrën e tij dhe tifozët dhe është i vendosur të vazhdojë dhe të përfundojë me sukses tranzicionin te Liverpool. Ai nuk e ka zgjatur fare kontratën e tij dhe ajo vlen deri në vitin 2026. ..", tha agjenti i gjermanit Klopp.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?