Agjentja e turizmit: Shqiptarët zgjedhin Dubain për festat e fundvitit! Brenda vendit preferohen Korça dhe Pogradeci

25 Dhjetor 2022, 18:13| Përditesimi: 25 Dhjetor 2022, 19:20

  • Share

Gjithnjë e më shumë shqiptarët kërkojnë t’i kalojnë jashtë vendit festat e fundvitit. Ky trend vihet re edhe këtë fundiviti, ku prenotimet për të festuar jashtë janë rritur ndjeshëm. Dubai mbetet një nga destinacionet e preferuara nga shqiptarët, por nuk mungojnë as kërkesat për kryeqytetet kryesore të Europës. Kështu bën me dije Jetmira Hoxha, pronare e një agjencie turistike në kryeqytet në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu. Megjithatë edhe vendet e rajonit mbetet të preferuarat e shqiptarëve, kjo edhe për shkak se shpenzimet janë më të ulëta.

‘Destinacioni kryesor këtë vit ka qenë Dubai, por kanë preferuar edhe vendet e rajonit, si Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Mbeten të preferuara vendet e Rajonit, për shkak se nuk shpenzojnë shumë. Duke qenë se këtë vit jemi hasur edhe me një rritje të çmimit të biletë. Ato që e kanë lënë për në minutë të fundit kanë preferuar vendet e rajonit. Kemi pas Dubait vendet e Europës, Roma, Vjena, Budapesti, Paris, Barcelonë.’- u shpreh Hoxha.

Si një nga destinacionet kryesore për festat e fundvitit, brenda vendit, qytetarët shqiptarë vijojnë që të zgjedhin Korçën dhe Pogradecin. Rezervimet për në Korçë tha Hoxha, kanë nisur që nga muaji nëntor.

‘Është Durrësi, Korça dhe Pogradeci. Korça është kthyer në një trend, rezervimet kanë filluar që në nëntor. Por edhe Pogradecin e kanë preferuar për të kaluar festat e fundvitit. Kushdo që ka rezervuar dhe kanë përfituar nga ofertat.’- u shpreh Hoxha.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • leko: 25/12/2022 19:27

    Sa te varfer qe jemi, shkojme ne Dubai..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?