Melania Trump

Bota

Agjentja sekrete ‘Trumpenko’! Zonja e Parë e SHBA bëhet virale, ukrainanit ‘festojnë’ ndikimin e saj te Trump për Putin

16 Korrik, 12:21| Përditesimi: 16 Korrik, 12:28

  • Share

Jo vetëm një yll i rrjeteve sociale dhe protagoniste e thashethemeve nga Shtëpia e Bardhë. Tani ajo konsiderohet heroinë në Kiev. Ukrainasit po festojnë me Melania Trump në rrjetet sociale me një sërë memesh, pasi Donald Trump ka lënë të kuptohet se Zonja e Parë ka pasur një rol në ndryshimin e tij të dukshëm të qëndrimit ndaj Rusisë. Sipas gazetës britanike The Guardian, gruaja e liderit amerikan po konsiderohet nga banorët e Ukrainës si udhëheqësja e vërtetë që po i tërheq fijet e negociatave.

Sipas The Times dhe mediave të tjera amerikane, vetë Trump ka pranuar se Melania i ka vënë në dukje disa herë sjelljen e Putin, i cili sulmon Ukrainën ndërsa duhet të negociojë paqen. Dje, gjatë një bisede në Zyrën Ovale, miliarderi deklaroi: “Shkoj në shtëpi dhe i them Zonjës së Parë: ‘Fola sot me Vladimirin, patëm një bisedë shumë të mirë’. Dhe ajo më përgjigjet: ‘Vërtet? Dhe në të njëjtën kohë, një tjetër sulm ndaj një qyteti (ukrainas)’”. “Një herë tjetër më tha: ‘Epo, është e çuditshme, sepse sapo bombardoi një shtëpi për të moshuar’”. Një pranim që sugjeron se Melania ushtron shumë më tepër ndikim politik mbi bashkëshortin sesa mendohej më parë.

Pikërisht për këtë arsye, në rrjetet sociale ukrainasit po e lavdërojnë guximin e Zonjës së Parë, duke e festuar atë me meme nga më të ndryshmet. Një përdorues i rrjeteve sociale ka postuar një foto të “agjentes Melania Trumpenko”, e veshur me një xhaketë me stemën e tridentit ukrainas. Fytyra e saj është pjesërisht në hije nga një kapele e madhe, duke dhënë përshtypjen se po punon në fshehtësi brenda Shtëpisë së Bardhë, në dobi të Kievit. Revista Business in Ukraine ka vërejtur se “në rrjetet sociale ka shumë dashuri për Melania Trump”. Një tjetër meme e tregon Zonjën e Parë duke qëndruar pas bashkëshortit të saj në Zyrën Ovale, ndërsa ai nënshkruan një dekret presidencial. Mbi foto është shkruar: “Motrat Melania të Bene Gesserit”, një referencë për vëllazërinë matriarkale, të fuqishme, sekrete dhe me ndikim politik të përshkruar në romanin fantastiko-shkencor Dune të Frank Herbert./La Repubblica

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?