Agjërimi dhe regjimi ushqimor gjatë muajit të Ramazanit ishte tema e sotme në ‘Përballje’ në Report TV. Të ftuarit treguan disa prej eksperiencave të tyre si dhe përfitimet që i vijnë turpit njerëzor nga privimi prej ushqimeve gjatë ditëve të këtij muaji. Besimtarja myslimane dhe psikologia Entela Hidri tha në lidhje Skype se ky muaj na ndihmon të kuptojmë edhe vuajtjet e të tjerëve.
‘Të bëhemi më të mirë dhe një njeri i mirë në funksion të Ramazanit është të vuash vuajtjen e tjetrit. Ka të tjerë që kanë mungesë. Që ta kuptojmë vuajtjen e të tjerëve, duhet ta provojmë.’, thotë Hidri.
Gazetari dhe ‘Nderi i Kombit’, Ferdinand Samarxhi u shpreh se ky muaj i është dhënë njeriut që ai të mendojë për të tjerët dhe jo për vete.
‘Ramazani është thirrje e krijuesit për njeriun si krijesa më e ndërgjegjshme. Misioni i krijuesit është që krijesën ta ketë pranë. Ai të posedojë vlera më të larta më humane, që vetë ky njeri duke qenë pranë Zotit të bëhet më i devotshëm. Nëse 11 muajt e tjerë ka menduar se jeton për veten e tij, këtë muaj kupton se jeton në një realitet ku përfiton të mira materiale, tani si besimtar të promovojë vlera më shumë në dobi të shoqërisë. Është një dashuri e veçantë për ta vënë në provë që gjithë jetën të jetë dinamik. Të mendojë, të punojë, prevalojë. Është botëkuptimi filozofik që vetë krijesa të krijojë. Ramazani vjen si spastrim i ndërgjegjes, ka logjikën e lartë njerëzore. Është një shans njerëzor.’, thotë Samarxhi.
Mjekja që jeton e punon në Gjermani, Aurora Dollenberg tregoi nga eksperienca e saj se atje ku punon vijnë shumë pacientë që agjërojnë me probleme të tensionit dhe sheqerit të ulët.
‘Faktikisht është muaji më interesant që vjen nga muaji i emergjencave mjekësore. Kemi raste të pacienteve me sheqer të ulët. Janë të zbehtë, me djersitje. Jo vetëm sheqeri por edhe lëngje. Një kombinim i tensionit të ulët dhe sheqeri të ulët, për pacientët e moshave të avancuara mund të jetë i rrezikshëm.’, shprehet Dollenberg.
Hidri shtoi se ka edhe një problem keqinformimi, pasi ata pacientë që kanë probleme me diabetin apo tensionin e lartë nuk duhet të agjërojnë.
‘Ka një problem keqinformimi. Personat që vuajnë me diabet, hipertension nuk duhet të agjërojnë, ulja e nivelit drastik sjell gjendje shoku. Duhet të jetë një mbarëvajtje e vetë besimtarit, dhe të kuptojë patologjitë që ka. Duhet të dimë cilët janë kategoritë që duhet të agjërojnë dhe cilët jo. Njerëzit duhet të jenë të informuar për problemet që ata vetë kanë. Ka kategoritë që duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Ka mënyrë tjetër për ta konvertuar agjërimin duke paguar për darkën e një familjeje që nuk ka mundësi.’, shton psikologia.
Ndërsa mjekje thotë, se nga ana tjetër, ka shumë gra kryesisht që për të cilat agjërimi gjatë këtij muaji është bekim pasi shpëtojnë nga obeziteti dhe sëmundje të tjera.
‘Shumë gra vendosin që dietën ta orientojnë në agjërimin e Ramazanit, dhe jo vetëm bie në peshë dhe Ramazani është një bekim i madh edhe për ne pasi kështu kontribuon në shërimin e disa sëmundjeve që kanë emërues të përbashkët obezitetin. Gjej rastin t’u uroj besimtarëve gëzuar Ramazanin por edhe si mjeke u këshilloj ta mbajnë sa më mirë Ramazanin që jo vetëm shëndeti shpirtëror të jetë sa më lartë, por Ramazani është ndihmë për shërimin e shumë sëmundjeve kronike. Ramazani nga ana shkencore ka një baza të gjerë, jo vetëm pastron trupin nga ato helmet. Që nga nikotina, pesticidet, lëngjet që janë me sheqerna. Trupi jonë në jetën e përditshme është në një proces sulmi. Ramazani edhe pastron shëndetin trupin.’, tha mjekja.
Së fundmi, Samarxhi tha se ky muaj e përsos njeriun si nga ana shpirtërore, por edhe organet e tij rinohen.
‘Shkencërisht është provuar që muaji i Ramazanit promovon forcën e shëndetit të njeriut. Zemra fiton rrahje të tjera. Shkencërisht, një profesor nga Kosova më shpjegoi, se gjithë organet rinohen, marrin një forcë tjetër. Për të bërë atë përshpejtim malor që është muaji i Ramazanit. Krijuesi i gjithësisë më largpamësi, kërkon që ky njeri ta quajë këtë muaj si pranverë shpirtërore, është një revolucion. Është një luftë sfidë. Që ai të bëhet një njeri i përsosur.’, tha Samarxhiu.