Efi Dhedhes dhe DeaMishel

VIP & Spektakël

Agravohet debati në BBV, Efi ironi me Dea Mishel: Je e harruar zemër, dua të bësh valixhen gati! Blogerja: Jam në krye, jam më e forta

2 Prill 2023, 22:19| Përditesimi: 2 Prill 2023, 22:22

  • Share

Tensioni mes Efit dhe Dea Mishel duket se sa vjen e rritet. Ato janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së sotme.

Dea Mishel i’u drejtua Efit duke i thënë se u përpoq  të fliste me të para se ajo të dilte nga shtëpia, por ajo zgjodhi të mos e bënte.

Pjesë nga debati: 

Dea: Ti bën zhurmë nëpër shtëpi

Efi: të shqetësoj vërtet shumë, do të bëj të ikësh. Je e harruar moj zemër je në cep.

Dea: Jam në krye moj Efi. 

Efi: Ke qenë në nominime me të rinj. Dua të bësh valixhen gati.

Dea: S’bëhen gjërat me inat, bëhen me dashuri. (...) Jam konkurrentja më e fortë në këtë shtëpi.

Efi i tha se ajo ka qenë gjithmonë ushtari i Oltës  gjithashtu dhe ajo vajza që rri sy ulur dhe shtiret, e si pasojë e shtirjes së saj është harruar në shtëpi.

Dea Mishel është shprehur se ka qenë në krye, një ndër të preferuarat e publikut.

Gjatë gjithë debatit nuk kanë munguar ironitë mes njëra tjetrës.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?