Agresioni rus në rajon, Polonia forcon sistemin e mbrojtjes raketore

29 Mars 2018, 03:34| Përditesimi: 29 Mars 2018, 03:35

  • Share

Polonia ka nënshkruar një marrëveshje në vlerë prej 4.75 miliardë dollarësh, për të blerë sistemin e mbrojtjes raketore Patriot nga Shtetet e Bashkuara, me qëllim që të mbrohet nga lëvizjet agresive të Rusisë në rajon.
Presidenti Andrzej Duda ka thënë se kjo është një marrëveshje historike për Poloninë dhe forcat e saj të armatosura.
“Janë shumë para, por ne e dimë nga eksperienca jonë se siguria nuk ka çmim”, ka thënë Duda.
Sistemi Patriot është i pajisur me teknologji që përdoret nga NATO dhe trupat amerikane në Poloni, ka thënë presidenti polak.
Rumania po ashtu ka nënshkruar një marrëveshje 3.9 miliardë dollarëshe vitin e kaluar për sistemin e mbrotjes raketore Patriot.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?