Agron Duka ‘përfshinë’ edhe të vëllanë në fushatë: Me 25 prill do bëjmë gol të gjithë bashkë

28 Shkurt 2021, 17:28| Përditesimi: 28 Shkurt 2021, 17:29

  • Share

Kreu i PAA-së, Agron Duka, aleati i Bashës në zgjedhjet e 25 prillit, ka postuar një foto së bashku me të vëllanë Armando Duka kreu i FSHF-së dhe disa miq, në të cilën shkruan se më 25 prill do të bëjnë ‘gol’ të gjithë bashkë.

Agron Duka e ka përdorur postimin për të bërë fushatë, edhe pse në të ndodhet i vëllai, i cili i drejton një institucion që nuk duhet të përfshihet në çështje politike, por kjo nuk e pengon kreun e PAA që të shkruaj se 25 prilli do të fitojë “Aleanca për ndryshimin”, koalicioni i PD me partitë e vogla.

“Kur takohen vëllezërit Duka me miq të vyer si: Gëzim Zalla , Ed Gryka ,Zhani Noti merr edhe opinione se si duhet të punojmë për të fituar bindshëm jo vetëm Durrësin por gjithë Shqipëria “Aleanca për Ndryshim” . Do bëjmë ” GOL” të gjithë bashkë”,- shkruan Agron Duka.

Postimi i Agron Dukes ne Facebook

Komento

Komente

  • dibran: 28/02/2021 17:36

    Te mblidhet i gjithe fisi DUKA, ku jane e ku nuk jane, qe nga kepi i fundit i Argjentines, ne Australi e Alaske, Pol te Veriute e Antaktide,Kamcatken ruse dhe Afrike te Jugut( I gjithe klani i DUKEVE = klani i Zemunit), kudo ne Shqiperi nuk do te mundin kurre te kthejne nga rruga SHQIPTARET E MIRE per te votuar me te miret.....!

    Përgjigju
    • Anomas: 28/02/2021 21:01

      Po normal qe nuk do votoje njeri hajdutet Duka, njerezit kane sy e veshe...

    • Durrsak: 28/02/2021 19:17

      Grupi. M A L A V I T A

    • Toni: 28/02/2021 18:11

      Rrofte Ymer Lala dibrani i vertet qe mendon per Dibren e zgjedhin dibranet.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?