Foto nga protesta e djeshme në selinë e PD

Agron Gjekmarkaj: Dhuna për një karrige personale nuk është alternativë

9 Janar 2022, 13:10| Përditesimi: 9 Janar 2022, 13:13

  • Share

Një gjuhë dhune vërtitet mbi Partinë Demokratike. Dhuna është primitive, instrument i kohës kur njeriu nuk e kishte elaboruar arsyen. Zëdhënësit e saj po kaq janë primitivë. Si iluzion pervers shfaqet ideja se nga dhuna lind demokracia, se prej saj vjen ndryshimi, se nga ajo merr jetë rithemelimi, se prej saj vjen pushteti.

Dhuna mbron abuzimin dhe justifikon frikën. Dhuna për një karrige personale nuk është alternative për askënd, sidomos për një vend si yni që një pjesë të historisë së vet e ka të zhytur në gjakun e dhunës. As një filiz shprese nuk rritet në të.

Dhuna fizike, dhuna verbale, dhuna politike vetëm projekton të ngjashmit e vet, asnjëherë paqe, asnjëherë bashkëjetesë, asnjëherë garanci demokratike, asnjëherë zhvillim dhe mirëqenie ekonomike për fëmijët tanë.

Ajo i vlen një individi, jo demokratëve e shoqërisë shqiptare jo e jo. Ajo ka vetëm një emër-regres. PD është institucion themelor i këtij vendi, asnjë forme ilegjitime pushtimi nuk e përmbys legalitetin e saj.

U bëj thirrje të gjithë demokratëve që të mendojnë thellë dhe të kuptojnë momentin historik ku ndodhet Partia Demokratike dhe të mos bëhen instrumente të shkatërrimit të saj thjesht për të ardhmen dhe të shkuarën e një personi, i cili me veprimet dhe mosveprimet e tij e ka përcaktuar vetë fatin e vet.

I ftoj me modesti e shqetësim demokratët të mos i bashkëngjiten kësaj shfaqjeje të shëmtuar që po e bën PD-në forcën kryesore opozitare në Shqipëri qesharake përpara shoqërisë dhe opinionit publik shqiptar.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dhjetoristi: 09/01/2022 14:23

    Ok. Z. Gjekmarkaj,por mua më habit fakti,që ju goxha profesor dhe i lëçitur sot e kuptuat që dhuna është regres,dhuna sjell dhunë,kur ajo pd-ja Alla Sali e sot Alla lulush ku je atashuar dhe ti dhunën e ka patur dhe vazhdon t'a ketë në gen,prandaj dhe është katandisur në këtë ferexhe,ndërsa ajo e djeshmja ishte arkmorti i pd-së si parti,se arkitektët dhe marangozët e arkmortit i keni aty në gjirin tuaj.Hej PD t'a lumsha synin,s'guxon kush me me të të shkel në Bedena ke simbolin me dy Krena një Salush e një lulush njëni zbras e tjetri mbush,për demokratët s'do me dit kush,..He moj e mjera PD ,nga 92 s'të ka ngelë asgjë,prandaj niseni nga fillim o gjek Mark se je soj "trimi"

    Përgjigju
  • Demokrati: 09/01/2022 13:44

    Ky terroristi fetar qe paguhet per te lehur neper klube dhe portale mediatike eshte nje pleh fetar qe nuk ka lidhje me demokratet dhe me demokracine. Nuk ka asnje kontribut. Paguhet per te lehur nga te mundet. Madje edhe nga organizata terroriste FETO. Shqiperia ka nevoje per opozite dhe jo perverse si Basha me Berishen dhe gjithe zagaret dhe llumi qe i shkon nga mbrapa. Hapini rruge demokracise dhe mos e mbani peng te klaneve fetare. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?