Një sërë shqetësimesh ranë si shi mbi Kostën e Gramozit dhe Linditës në dhe të huaj në Kanada shumë larg vatanit.
U skuq dhe sytë i nxirrnin xixa në Parlamentin dhe Senatin e Otaves se askund nuk pa siç hije do ju kishte atyre institucioneve portretin e Babos teksa lloj lloj spitullaqesh dukej sikur i nxirrnin gjuhen me vështrimet e tyre të murosura. Si dash i tërbuar vërtitej sa lart poshtë.
Skërmiste dhëmbët e për pak desh zbriti nga makina e na iku tek Kryeministri Trudo që ta bënte rezil por pas shumë lutjesh u bind se i ziu sapo ishte ndarë nga gruaja dhe një sërë hallesh e kishin zënë me komisionet hetimore se ata i japin nuk i mbajnë.
Vende vende maste token me sy dhe pëshpëriste "cope e mirë, copë e mirë për një monument" dhe e qeshura si diell e pushtonte të tërin. E fali Trudonë e gjorë dhe kësaj here po nuk këndon qyqja për të nëse nuk korrigjohet kur mot Kostaqi andej t'ia behë enkas për të ndjekur fatin e qortimeve.
Mes punerash që i zënë frymën për mbarëvajtjen e delegacionit një tjetër zezonë kishte ndodhur teksa ne indiferentet flinim. Ishte zgjuar natën si lugat kur në Tiranë i binte ora 10.
Opozita në Kuvend kishte bërë hatanë duke bllokuar karriget e penguar punimet. Si luan Gaz Bardhi, si dragua Sajme Korreshi edhe pse i plagosur zunë pritë dhe nuk e lanë padrejtësinë të kalojë. Bledion Nallbati si tiger hungronte. Kryezevendes Lideri piskamen leshonte per mesymje.
Ata njëzëri thanë se si Oso Kuka në Vraninë do të ngujohen derisa demokracia të kullosë perseri asaj ograje dhe qederi të marrë të keqen.
Ermua qerratesha që me aq qejf e pret drejtimin e seances mbet me gisht në gojë , gati u alivanos marazi. Pastaj sebashku me Bushken me doren që presin sallam e me gjuhen që grijnë sallatë kishin gatitur 23 mandata per denim deputetetesh. Be të madhe kishin bërë të uruarat. O bëjmë opoziten terbiet o biem fli. Të gjërë e kanë shpirtin sa arsyen.
Sa gjynah Ermua kishte veshur kostumin e bukur kaf me kuadrate dhe golfin e verdhe. bash për të lumen ditë. Vetë Tao patroni i Lulit doli në oborr dhe u zu me Gazin gojehidhurin që i prishu gjakun.
Kosta kishte marrë një ngjyrë gri, lekura i ishte bërë plloça plloça, sytë e perskuqur i nxirrnin tym, nga goja një taft shkrumi dilte si llave inceneratori.
Ndonëse ishte fshehur pas një pirgu me ushqime si ushtari japonez në istikam ,në restorantin e Hotelit i ngulte dhëmbet një salsiçeje si të ishte dora e Albana Vokshit që shkon pranë karriges së Kryetares. Ashtu të murretyer dhe më katolik se Lindita e gjeta tek i nxirrte fundin një tasi me kos piklosur me ndoca mjaltë kunder zeherit. Nuk donte të fliste ndaj hante si dreq. Shihja me frike mos këpuste gishtat. Dukej fërgëllues nga mërzitë e një pasnjëshmë dhe tek e ngrëna gjente një hapësire shfryrjeje.
Prita sa prita ju drejtova "more i uruar a të bisedojmë si dy levender të mendimit?". Ashtu zemrueshem tha "prishur mos qofte" dhe filluam. ! Mos befshin hajer mos befshin gjithë ata që na prishin gjakun foli. E drejtë e drejtë ja ktheva, po si opozitar më shumë dilema që jam si duhet te sillemi bashkë me shoket e mi?
Po ja tha vendosni disa parime bazike !
E para vjen Babo në Kuvend mos rrini hunde e buzë se ai ngëne e ka të paket dhe i prishet qejfi. Buzeqeshni sapo Çyrbja t'ju bëjë shenjë. Jorida ti bëjë një kafe në shenje paqeje. Kur ai të flase asnjë të keqe ska të duartrokisni dhe duart flakë ti bëni. Në këmbë të ngrihemi? Per mirë do të merrej. Kur flet Bela duratrokisni lehtë , ulur, që të ketë diference. Nese Bora qesh qeshni dhe ju. Ateherë kur duket sikur Niko ka mendim rrini dhe ju të menduar. Po kur flet Ulsiu? Percilleni me dashamirësi, aq di aq thote. .
Elisa? Merrni shenime!
Llafin e Tezes mos e kontestoni se duhet respekt per kohen.
Po ndaj pleudarisë së Antonetes dhe Etjenit si të sillemi? Leshoni zukama habiet. Po kur flake i jep Blerina retorikes? Ngrohuni nga zjarri. Eni Zake vendos të diskutojë? Enderroni. Po kur Margeriti na sheh me indiference të perhumbur. Gezohuni per driten që moret. Po kur Xhemali citon filozofet e medhenj ? Ju citoni Xhemalin. Po kur Dilua mbron qeverine ? Ju pergezoni Dilon. Po kur Bujari i Lushnjes ja merr kenges? Po kendoni se nga kenga ska te keq njeri!
Me patos e vertit Ogerta?Ajo thote mendimet e veta ju tundni koken tuaj. Me lutjet e Tonit ? Një amen mjafton.
Atëherë kur Mimi di Puccini rrefen te shkuaren me piano dhe njoki ? Ju i thoni u befte vullneti yt si në qiell ashtu në tokë, rrefimin e petditshem falna sot.
Ndonjëherë Majko kollitet ....? Ju njëzëri shëndet brohorisni. Po kur Etilda te vijë e heshtur e melankolike? Po ja Xhelal Mziu ti këndojë një këngë zamani me çifteli. Me habiti po nuk e fsheha admirimin për këto pika traktati që sjellin paqe e vellazeri mes pushtetit e opozitës.
Kur mendova se mbaruam ai më bëri një pyetje po të madh e kishte dyshimin në mos nuk i thoja të verteten. Si është puna që Luli do t'ju heqë nga rreshti ty dhe Gazin? Po ja more lezeti i Tabil Sarrajt i thashe, "kur ai fliste me patos atë ditën e sy kateve , une nga vendi ja bëja yp xhixhi, yp xhixhi e mbyte" pastaj kur desh te ulej në karrige i kerkova pese mijë lek të vjetra që ta lija të kalonte. Luli si Luli desh pazar jo janë shumë jo janë pak tha 3 mijë te vjetra dhe të gjitha në fund të vitit. Po ku i kihet bese atij per punë lekesh dhe u zumë. Po Gazi? Ç'te them! U ndjeva ligesht gjithë kohes i thërriste "o zullap o zullap , do të bëje të flasësh me vete me ato që di".
I ngrati nuk paska faj tha Kosta i rihumanizuar. Pastaj la keshillen e fundit.
Kur të kalojë Doktori shfryni të gjithë njëzëri-mallkuar qofsh. Po pasi ti bëjmë keto? Atëherë jeni opozita që duam , properendimore dhe ai qerratai Arber Agalliu nuk ju jep me këshilla qysh te vejë mbroth atdheu. Te faltë Zoti more bekim i thashë ku i gjete gjithë këto?! Dialogët me Kosten me ndihmun të rilexoj politiken jetën dhe boten.