Agron Gjekmarkaj

Politikë

Agron Gjekmarkaj: E vetmja akuzë që mund t’i bëhet Berishës sot, është se nuk e çoi Shqipërinë drejt përplasjes me hunj e sfurqe! Ai e urren dhunën…

20 Maj, 11:49| Përditesimi: 20 Maj, 11:59

  • Share

Agron Gjekmarkaj ka bërë një reflektim të gjatë pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit dhe komenton edhe rolin e Sali Berishës. Ndër tezat më paradoksale në shkrlmin e Gjekmarkajt është se Berisha është një kundër dhunës.

Shkrimi i Gjekmarkajt

(Një reflektim  i shkurter mbi pasojat e zgjedhjeve, krizën e demokracisë dhe figurën e Sali Berishës)

1) Një “fitore” pa virtyte!

Në fjalimin e tij të “fitores”, Edi Rama nuk gjeti asnjë fjalë xhentile për qytetarët që votuan kundër tij. Asnjë reflektim institucional, asnjë garanci për bashkëjetesën demokratike ndaj gjysmes tjeter!

I vetmi shqetësim i tij ishte Opozita.

Sipas tij, shqiptarët ende nuk kanë opozitën që “duan”.

Por në të vërtetë, pas një procesi elektoral të shkallmuar, qeveria mori mandatet që dëshironte, ndërsa Shqipëria mbeti me një qeveri që nuk e votoi shumica.

2) Demokracia në koma, integrimi në hije! Individi nën trysni!

Demokracia shqiptare është sot në koma. Integrimi është bërë një togfjalësh pa përmbajtje.

Partia Demokratike bëri gjithçka për të këputur nyjën gordiane që ka mbajtur peng fatin e vendit për më shumë se një dekadë. Individi struket nen trysni të çdo hallke administrative!

Sali Berisha, përtej çdo kufiri të moshës dhe kohës, solli energji transformuese. Përballoi padrejtësi të mëdha dhe të vogla, ribëri PD-në, bashkoi opozitën, fali, afroi , duroi emocione, naivitet dhe hapi krahet e zemren  për të gjithë.

3) A mund të akuzohet që nuk prish  paqen sociale?

Sot, e vetmja “akuzë” që mund t’i bëhet është se nuk e çoi Shqipërinë drejt përplasjes dhe kaosit, të mbronim voten me hunj e sfurqe!

Por kjo nuk ka qenë dhe nuk është filozofia e tij apo e PD-së.

Qëllimi ka qenë dhe mbetet Shqipëria madhështore — një vend i mirëqenies dhe integrimit, ku qytetarët votojnë të lirë, ku rrotacioni nuk varet nga vjedhja, por nga programi dhe zgjedhja e lirë.

4) Shqipëria e penguar

Projekti i Shqipërisë moderne, që nisi më 1992 me shtetin e së drejtës, anëtarësimin në Këshillin e Europës, Shqiperine e prones, biznesit e kapitalizmit, hyrjen në NATO, lëvizjen pa viza, infrastrukturën dhe gazifikimin përmes TAP-it, marrëveshjen e stabilizim-asociimit dhe partneritetin euro-atlantik, është sot i penguar.

Por këto arritje nuk janë të shkuara të thjeshta; janë baza e Shqipërisë që mund të ndërtohet përsëri.

5) Figura e Berishës si simbol qëndrese

Sali Berisha mbetet një figurë historike që i ka dhënë formë rrjedhës së historisë kombëtare, si prijesi i revolucionit demokratik , themelues i pluralizmit. Ai është simboli kryesor sot i qëndresës, i ringritjes dhe i vendosmërisë për ndryshim.

Demokratët nuk e vënë në diskutim rolin e tij, autoritetin jo e jo, shume prova e vertetojne këtë!

Rilindja nuk mundi Berishën — ajo mundi Shqipërinë dhe shpresën e saj perkohesisht! Berisha ka patur boll pushtet nuk kerkoi pushtet po hapesira lirie per të gjithë!

6) SPAK në shënjestër: fundi i iluzioneve për drejtësi

Qeveria kërcënoi hapur SPAK-un me “reformim”. Synimi është i qartë: të vihet nën kontroll çdo segment i mbetur i pavarësisë!

SPAK-u, për vite, goditi  kryesisht lidershipin opozitar , duke ndihmuar në krijimin e kushteve për farsën elektorale.

Tani, Leviatani i pushtetit kërcënon çdo nuancë që e bezdis . Iluzioni për drejtësi të pavarur mbaroi bashkë me fushatën.

7) Republika e frikës po merr formë

Në horizont ngrihet një republikë autoritare me tipare të qarta erdoganiste.

Në këtë moment historik, është koha të bashkohemi me opozitën, me PD-në, edhe nëse nuk e duam Berishën personalisht.

Mos e sulmoni për të fituar pranueshmëri! Servilizmi secilin  e ekspozon më shumë ndaj rrezikut!

Shqipëria që ëndërrojmë nuk është  rikthimi te një shtet monist.

8) Fundi është fillim

Berisha është baluardi i fundit.

Demokracia do të rikthehet mbi qëndresën dhe vizionin e tij! Nuk kemi nje tjeter per krahasim! Ndjesë!

Shqipëria madhështore do të vijë. Nje shoqeri perkufizohet nga idete e veta progresiste! Ajo ka nevoje per rrënjë e kujtese! Perpjekja e Sali Berishes është madheshtore!

9) Qëndresa është detyrim sa oksigjeni per jeten!

Na presin sakrifica, por nuk i shmangemi qëndresës.

Le të zgerdhihen servilët që përkulen e puthin dorën e padronit — ajo dorë do t’u bjerë mbi kokë si kopaçe  mbi dinjitetin e tyre, derisa të marrin rrugët e botës, pa nder dhe pa atdhe.

Sipas Bertold Brehtit kur Galileo Galieo doli nga gjyqi i inkuizicionit ku u “thye” ndjekesit të pikelluar i thanë “mjeshter na zhgenjeve te dinim hero” -ai u pergjigj “ mjere ai populli që kerkon një hero” kur gjithkush duhet te bëjë të veten per të mos hyrë në mbreterine e frikes pa akuzuar tjetrin me shpeto nga frika ime që me ndjek si qen i çartur!

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • kova: 21/05/2025 19:05

    Ky injoratn e plere!

    Përgjigju
  • Mondi: 21/05/2025 16:33

    Pak respekt per vehten tende z.shkrimtar qe askush ste lexon. Bej nje rrapsodi per berishen mbase ta pranojne maloket e tu. Servil I peshtire

    Përgjigju
  • Trebor: 21/05/2025 08:20

    Gjekmarkaj ,servil klasik ,kameleon

    Përgjigju
  • Ariani: 21/05/2025 00:47

    SI NUKTE VJEN ZOR QE , PA PIKE LLOGJIKE,MUNDOHESH TE JUSTIFIKOSH HUMBJEN DHE ME E TURPSHME NGE LART FIGUREN E SALI BERISHES.NUK MA MERRTE MENDJA QE TI TE BEHESH VEGEL E NJE KRIMINALI,I NJE NJERIU QE SHKATRROI shqiperine.ME SALEN DHE NJEREZ SI TI E TE TJERE SI TI NUK DO FITOJE KURRE PARTIA DEMOKRATIKE.Partia Demokratike duhet te pastrohet nga plehrat me ne krye drejtuesit e sotem.Turp te keni!

    Përgjigju
  • Valentini: 20/05/2025 13:56

    Po Gërdecin,21 Janarin kush e boni Mor malok i ndyrë që akoma ju vie era plehra derrash.

    Përgjigju
  • Shkodra: 20/05/2025 12:20

    Ky,as mish as peshk!

    Përgjigju
  • 5 HERONJT E VIGUT: 20/05/2025 12:11

    Agron je turpi i arsyes njerëzore.Kush kujtoni se është krye krimineli S.B.?KUmund ta gjejë atë forcë????Agron gjynah që je katolik dhe i shk(a)olluar mereni o lexues si të doni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?