Agroni dhe Konstandina

Agron Llakaj humb bashkëshorten pas një sëmundjeje të rëndë

25 Maj, 08:11| Përditesimi: 25 Maj, 16:44

  • Share

Aktori Agron Llakaj ka ndarë një ngjarje të trishtë për të, familjen e tij dhe gjithë dashamirësit.

Me anë të një postimi në Facebook ai ka njoftuar se bashkëshortja e tij Kostandina, është ndarë nga jeta ditën e sotme, pas një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej disa kohësh.

Aktori gjithashtu ka dhënë dhe detaje mbi ceremoninë mortore.

"Pas nje beteje te gjatë me nje sëmundje të rëndë…Gjysma ime më e mirë iku sot drejt Parajsës.

Me dhimbje të thellë ju njoftoj për ndarjen nga jeta të bashkëshortes time Kostandina,mami i Alkidës dhe Enos, “Nina bukuroshe” e Adeas, nëna e Teos dhe Brus.

Homazhet do të zhvillohen nesër në ‘Home Funeral Parajsa” (Ish-NShRAK-Tiranë).

Ceremonia e varrimit në orën 15:00 në Varrezat e Sharrës”, shkruan Agroni.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ALB Patriot: 25/05/2024 18:19

    Ngushellimet me te thella per humbjen e njeriut tuaj te dashur.

    Përgjigju
  • Shkodra: 25/05/2024 10:48

    Zoti u dhasht kivet e krishti e past ne parriz.

    Përgjigju
  • Turi: 25/05/2024 08:29

    Ngushellime per kete humbje te madhe , u prehte ne paqe !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?