Politikë

Agron Shehaj nga Vlora: 'Mundësia' do të bëjë historinë, do t’i japim Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar

22 Prill, 19:44| Përditesimi: 22 Prill, 20:27

  • Share

Nga Vlora, Agron Shehaj i Partisë Mundësia, ka deklaruar se forca e tij politike synon të renditet e dyta në këtë qark, për numrin e mandateve.

Shehaj tha se synimi i tyre nuk është vetëm krijimi i një grupi parlamentar, por kanë ambicie t’i japin Shqipërisë një qeveri ta pa korruptuar.

Tani na thonë keni ambicie të madhe. Doni të hyni në parlament me grup parlamentar pa ndihmën e PD dhe PS. Ju duket kjo ambicioze?! Kjo është pjesa më e vogël që duam ta bëjmë. Po kur ti japim Shqipërisë një qeveri ta pa korruptuar. Çfarë do të thoni? Është i çmendur. Se ky është vetëm fillimi. Besoj se edhe ju e keni dalluar se kur flitet për atë pjesë të Shoqërisë që e ka ndarë mendjen. Kur flitet për partitë e reja, flitet për Partinë Mundësia.

Nëse do të bësh një punë të mira, duhet ta masësh vazhdimisht. Ne jemi mësuar të punojmë me metodë, të jemi me këmbë në tokë. E masim çdo javë punën. Mos u gënjeni nga propaganda. Ndryshimi që do të vijë nga Vlora do të jetë i madh. Ne mund të bëjmë historinë e Shqipërisë nga këtu. Kemi të gjitha mundësitë për të qenë forcë e dytë në Vlorë. Që kjo mos të ndodhë e mos të bëhet realitet janë vërsulur duke nxjerrë sondazhe që nuk kanë lidhje me mbështetjen që ne kemi, me analistë që thonë asnjëherë një parti e re nuk ia ka dalë.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?