Politikë

Agron Shehaj revoltohet me kërcimin e Ballukut: Këta nuk njohin turp, nuk kanë frikë nga Zoti

12 Prill, 23:38| Përditesimi: 13 Prill, 07:36

  • Share

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së hapjes së fushatës së Partisë Socialiste, duke komentuar veçanërisht kërcimin e zv.kryeministres Belinda Balluku në Sheshin Skënderbej.

Shehaj e ka cilësuar këtë veprim si një “maskaradë”, ndërsa ka theksuar se një pjesë e madhe e kabinetit qeveritar ndodhet pas hekurave për korrupsion, ndërsa pjesa tjetër është ende në liri “jo se janë të ndershëm, por se nuk u ka ardhur radha”.

Në deklaratën e tij, Shehaj u ndal te tre elementët që sipas tij e mbajnë njeriun brenda kufijve të moralit: turpi, frika nga ligji dhe frika nga Zoti. Por në rastin e qeverisë, shton ai, këto nuk ekzistojnë.

“Turpi, që duhet të na ndalojë nga sjellja e keqe – këta nuk e njohin. Ligji? E konsiderojnë shtetin si pronë personale. Zoti? As frikë nga Ai nuk kanë. Prandaj sillen kështu,” u shpreh Shehaj.

Ai përmbylli reagimin e tij me një kritikë të drejtpërdrejtë për atmosferën e festës në një kohë kur, sipas tij, vendi përballet me kriza të thella morale dhe institucionale.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasap Rexhep Bule Leka [kepi ]: 13/04/2025 08:01

    Po ti o Agron ke turp qē ke bashkėpunuar me njeriun mē maskara Sali Bajgēn.

    Përgjigju
  • Or tej: 13/04/2025 07:54

    Me miliardat qe kane bere duke na vjedhur si komb, do korruptojne edhe perendine qe te kene vend ne parajse or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?