Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj zhvilloi një takim elektoral në Korçë, nga ky shprehu synimin se në këtë qark do të marrin një mandat në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Shehaj tha se Ilirian Agolli është deputeti i ardhshëm i partisë Mundësia për qarkun e Korçës.
“Absolutisht po! Hajde të të prezantoj deputetin e ardhshëm të partisë Mundësia. Ilirian Agolli është deputeti i ardhshëm i partisë Mundësia për qarkun e Korçës. Nuk ka djalë më të mirë dhe që mund të përfaqësojë më mirë qytetarët korçarë në parlamentin e ardhshëm. Është shembulli që duhet të japim në Shqipëri”, tha Shehaj.
I pyetur se sa deputetët mund të marrë në zgjedhjet e 11 majit, Shehaj tha se synojnë mandat deputeti në të gjitha ato qarqe që prodhojnë më shumë se 10 mandate, si psh edhe Tirana.
“Ky është një projekt politik afatgjatë, që synon të japë një alternativë që sjell ndryshimin dhe jo thjesht rrotacionin politik në Shqipëri. Ne synojmë, sipas sondazheve të kompanive të huaja, që na japin mesatarisht 10% të votave në rang kombëtar.
Kjo mund të përkthehet në një mandat në qarqet ku ka më shumë se 10 deputetë, dhe në Tiranë sigurisht që ka më shumë mandate. Ne do të luftojmë gjithandej për t’u paraqitur qytetarëve shqiptarë alternativën tonë, kandidatët tanë, si p.sh. Ilirjani këtu, që është një qytetar i thjeshtë, i cili ka vendosur t’ia dalë me punë të ndershme dhe jo me pazare apo duke shfrytëzuar lidhjet politike”, theksoi Shehaj.
Komente
