Agronom nga Venezuela në Përmet për kultivimin e kanabisit, arrestohet amerikano-latini (FOTO)

7 Shtator 2018, 16:26| Përditesimi: 7 Shtator 2018, 17:14

  • Share

Policia e Shtetit ka prangosur një agronom venezuelian i identifikuar si Arturo Morales i cili në Shqipëri kishte ardhur për të ndihmuar në kultivimin e kanabisit, bëjnë me dije burime për Report Tv. Morales është prangosur në Përmet aty ku në zonën e Frashërit janë sekuestruar dhe asgjësuar 3 mijë rrënjë të bimës narkotike.

Para hetuesve ai është shprehur se ka mbërritur në Shqipëri për turizëm por hetimet e policisë dhe të dhënat në rrugë operative kanë zbuluar se ai ishte në Shqipëri për kultivimin e bimës narkotike. Ky nuk është hera e parë ku grupet kriminale investohen për të sjellë ekspertë të huaj të narkotrafikut pasi edhe në laboratorin e kokainës në xibrakë ishin dy kimist kolumbian.

Aktualisht ai mbahet në Policinë e Gjirokastrës dhe pritet që të dalë në fundjavë në Gjykatë për t'u njohur me akuzën që rëndon ndaj tij. Nga ana tjetër po kryhen hetime për mbërritjen e tij në Shqipëri dhe personat që e kanë pritur dhe strehuar.

30 vjeçari nga Amerika Latine ka mbërritur në mënyrë legale në Shqipëri dhe prej më shumë se 3 javësh ai ndodhej në vendin tonë. Hetuesit dyshojnë se Morales paguhej 4 mijë euro në muaj për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa i ishte ofruar sëbashku me punëtorët e tjerë dhe strehim në një banesë në zonën e Frashërit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • permetari: 07/09/2018 19:51

    PO POLICIA C KA PRITUR DERI ME TANI PSE SKA RAPORTUAR MBI MBIELLJEN E KANABISIT,,QE E KA DETYRE LIGJORE TE RAPORTOJE MBI SITUATEN NE ZONE ,,TE ARESTOHET DHE POLICI I ZONES QE MBULON NJESINE ADMINISTRATIVE TE FRASHERIT...

    Përgjigju
    • Xhedo: 03/01/2019 20:16

      ...po mos is fut kot se duhen të mblidhen ca prova...

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?