Shëndeti

Agronomi Zef Gjeta: Konsumoni produkte të stinës dhe që janë më afër jush, për të shmangur produktet me kimikate! Ja si të ruheni dhe çfarë të shmangni

12 Prill, 21:33| Përditesimi: 12 Prill, 21:49

  • Share

 

I ftuar në studion e emisionit “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte edhe Zef Gjeta, agronom, i cili foli për pjesën e pesticideve dhe frikën që mund të shkaktohet tek konsumatorët.

“Për njësi të sipërfaqes, në vendin tonë përdoren më pak kimikate sesa në një vend Europian”, tha ai në fillim të bisedës, duke shtuar se në sera përdorimi është më i madh. Ai tha se duhet kujdes, por jo frikë sa i takon pesticideve.

Është shumë e vështirë që të dallojmë produktet nga vijnë, kjo është shumë e vështirë madje dhe për ekspertët vetë.

“Duhen kërkuar produkte të stinës së pari dhe që janë më afër nesh. Bima është një organizëm i gjallë dhe tek njeriu duhen masa parandaluese për të qenë të kujdesshëm mjaftueshëm, për cilësinë e produktit. Rreziku më i lartë për t’u prekur nga kimikatet është tek gjethoret, tek luleshtrydhja, kastraveci, pasi koha e pjekjes së tyre është shumë e shpejtë”, shpjegon agronomi.

Eksperti tha se nuk është shumë në favor të krudove, pasi janë një mundësi për të transmetuar bakteret apo viruset tek konsumatori fundor. Në fund ai foli për instrumentet e matjes së pesticideve, të cilat më shumë krijojnë panik sesa informojnë.


Lajmi kryesor:

Çifti i mjekëve anatomo-patologë në rrëfim të pazakontë për ‘Klinika 24’: Fëmijëve tanë u themi se empatia është çelësi për një botë më të mirë


A.Q/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?