Zlatan Ibrahimovic dy ditë më parë për Radio France kritikoi ashpër festën e Argjentinës dhe sjelljen e keqe të futbollistëve të "Albiceleste" pas fitores së Kupës së Botës. Në lidhje me "sulmin" e Ibrahimovic ka reaguar edhe Kun Aguero, ish-sulmuesi i Barcelonës, City-t dhe Argjentinës.
"Të kujtojmë se edhe ju jeni sjellë keq, apo jo? Mbaj mend që keni luftuar me (Nicolas) Otamendin në një ndeshje midis Manchester City dhe Manchester United. Ju debatuat me Pep Guardiolën. Unë mendoj se kjo është arsyeja pse ai donte të të largonte nga Barcelona", tregoi fillimisht Aguero.
Aguero i ka kujtuar Ibrës se ai u shit nga Barça pikërisht për sjelljen e keqe, duke i kujtuar disa episode.
"Ju nuk keni respektuar shokët e mi të skuadrës. Për më tepër, ndoshta edhe ti po flet edhe për mua sepse isha atje. Më duket sikur më qëllove dhe tani po të qëlloj. Ne jemi kampionë bote, Zlatan. Messi është më i miri në botë, më vjen keq", thotë Kun Aguero.