Adem dhe Bashkim Jashari

Kosova & Rajoni

‘Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari’, familja Jashari merr sërish drejtimin e ushtrisë së Kosovës

30 Nëntor 2021, 12:48| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 19:13

  • Share

Nipi Adem Jasharit, Bashkimi është emërtuar “Komandant i Forcave të Sigurisë së Kosovës”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka emëruar Bashkim Jasharin si Komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kompetencat kushtetuese, pas dorëheqjes së komandantit të mëparshëm Rrahman Rama.

Emërimi është bërë siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës.

“Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë, për të cilin luftoj deri në rënien heroike të tij, bashkë me familjen dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”, shkruan i emocionuar politikani Bekim Jashari.

Ai shprehet se Bashkimi ashtu si në luftë krah balit Adem, babushit Hamëzes e babës Shaban, edhe sot në paqe do të vazhdoj rrugën e tyre, duke kontribuar në fuqizimin e ushtrisë sonë dhe integrimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Bashkim Jasharin, për emërimin si komandanti i ri i 'Forcës së Sigurisë së Kosovës'. Kurti shprehet se ushtrisë që i shërben popullit, i duhet ushtari me zemrën plot dashuri për atdheun.

Ora 19:03
Emërimi i Jasharit në krye të FSK-së, Kurti: Ushtrisë i duhet ushtari me zemrën plot dashuri për atdheun

1638295670_albinkurti675x450.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Bashkim Jasharin, për emërimin si komandanti i ri i 'Forcës së Sigurisë së Kosovës'. Kurti shprehet se ushtrisë që i shërben popullit, i duhet ushtari me zemrën plot dashuri për atdheun.

“Ushtrisë që i shërben popullit, i duhet ushtari me zemrën plot dashuri për atdheun, ushtari që të përbashkëtën e vetëmohimin i lartëson në detyrën që i besohet, ushtari që të ardhmen e sheh përmes idealit të dëshmorit. Të gjitha këto vlera i zotëron gjeneralmajori Bashkim Jashari, nipi i Komandantit Legjendar, i Kryekomandantit Adem Jashari. E, nga sot ai është Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ushtria jonë është e re, por me pjekuri të thellë e histori të lavdishme. Vazhdimësia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës, është shtylla jonë e fortë mbi gurthemelin e Republikës. Komandantit Jashari i dëshiroj punë të mbarë në detyrën e tij të re. Gjenerallejtnant Rrahman Ramën e falënderoi për kontributin e tij dhe po ashtu i dëshiroj suksese në angazhimin e mëtutjeshëm si përfaqësues yni në RACVIAC.”-shkruan Kurti në rrjete sociale.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?