Kultura

Ahengu shkodran, 150 vite histori! Në koncert marrin pjesë dhe të rinjtë (VIDEO)

30 Shtator, 16:55| Përditesimi: 30 Shtator, 17:10

  • Share

“Ahengu Shkodran” riktheu edhe njëherë tjetër atmosferën e dikurshme të oborreve shkodrane, ku muzika dhe festa ishin pjesë e pandarë e jetës shoqërore.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, dedikuar muzikës tradicionale të qytetit.

Këngët popullore, jaret, kostumografia dhe elemente të tjera të traditës u bënë bashkë në një mbrëmje që nguliti fort trashëgiminë dhe qytetarinë, duke mbledhur qytetarë dhe artdashës në sheshin kryesor të qytetit.

Risi këtë vit ishte mbajtja e koncertit në zemër të Shkodrës dhe përfshirja e brezit të ri përmes Korit të Fëmijëve.

“Kjo është një garanci për vijimësinë e kësaj tradite” tha  Bardhyl Hysa drejtuesi i qendres Kulturore “Pjetër Gaci”.

“Per Udhëheqësin Artistik Ilir Zoga Ahengu është një traditë shumë e bukur që po përcillet edhe nga një brez i ri, i cili me të vërtetë është premtues”.

Një emocion i veçantë u përcoll edhe nga artistja Albana Fani, e cila kishte udhëtuar nga Amerika e largët për t’u bërë pjesë e kësaj mbrëmjeje, duke interpretuar këngë të ahengut shkodran mes publikut artdashës.

Ahengu shkodran nuk është thjesht një kujtim i së shkuarës, por një trashëgimi e gjallë që sot merr jetë nga brezat e rinj dhe bashkon shkodranët kudo që janë.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?