‘Ahengu Shkodran, vazhdimi i një tradite të hershme të lidhur me zhvillimin e muzikës shkodrane uli siparin e edicionit të 12-të tij në Muzeun Historik të Shkodrës. Artistët më në zë të qytetit interpretuan në mënyrë mjeshtërore këngët më të bukura ndër vite.
Artistja e mirënjohur Mukades Çanga dhe kryeashiku i ahengut, Agim Molla ishin artistët që sollën atmosferë festive tek të pranishmit.
Kënga popullore është një nga simbolet e Shkodrës, u shpreh në përfundim të kësaj nate, udhëheqësi artistik.
Me entuziazmin që i karakterizon, disa nga artistët e rinj thanë se ndihen me fat që janë trashëgimtarë të këngës shkodrane.
Edicioni i 12-të i Ahengut Shkodran organizohet nga Qendra Kulturore “Pjetër Gaci” nën kujdesin e Bashkisë Shkodër.