Ahmed Kalaja, hoxha i xhamisë 'Dine Hoxha' në Tiranë ka denoncuar një efektiv të Drejtorisë së Antiterrorit për sjellje agresive dhe për gjuhë fyese brenda ambienteve të objektit të kultit. E gjitha ka nisur nga shpërndarja e fletëpalosjeve nga persona të panjohur kundër Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
I kontaktuar nga Report Tv, Ahmed Kalaja zbuloi të gjithë ngjarjen, për të cilën kanë nisur hetimet. Bëhet fjalë për një kalendar për agjërimin, ndaj Kalaja e ka denoncuar tek Myftinia e Tiranës. Kjo e fundit ka kërkuar që këtë situatë ta zgjidhë Antiterrori dhe bëri kallëzimin.
Pas kësaj, efektivi i antiterrorit Bashkim Lamnica kërkoi të bisedonte me hoxhën Ahmed Kalaja, i cili i sqaroi si është ngjarja dhe i dha materiale. Më pas oficeri shkoi brenda ambienteve të xhamisë dhe bëri kërkesa që vullnetarët të hidhnin firma por mbetet e paqartë se për çfarë ia kërkonte.
Ndërsa kur kërkoi pamjet e momentit që shpërndahen fletëpalosjet kundër kalendarit të Ramazanit, i kërkuan të sillte letër nga prokuroria. Kur e solli rezultoi se pamjet ishin fshirë pasi driver i fshin çdo 20 ditë. Për kamerat, përgjegjësi i vetëm është Ahmed Kalaja, por oficeri i antiterrorit kërkoi që të shkonin për të deklaruar djemtë e xhamisë në ditën e premte që bëhet falja e xhumasë.
Ndër të tjera, në pamje duket momenti kur sapo mësoi që nuk ishin videot, oficeri nisi të përdorte fjalë fyese në xhami, arsye përse ka vendosur që të bëjë denoncim në mënyrë që të zgjidhet çështja.
Deklarata e hoxhes Ahmed Kalaja per rregjistrimin e kamerave
Kerkesa e oficerit
Fletpalosjet e shperndara