Kronikë

Ahmetaj në Report Tv: Shumë shpejt mbërrijnë edhe 132 mijë doza AstraZeneca dhe 30 mijë Pfizer! Qëllimi, të vaksinojmë në kohë rekord të gjithë popullatën mbi 16-vjeç

5 Prill 2021, 22:37| Përditesimi: 5 Prill 2021, 23:39

  • Share

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj tha se qeveria ka bërë gjithçka për të siguruar vaksina dhe se duhet theksuar se nuk ka siguruar vaksina dosido por ata vaksina që kanë një përdorim të gjerë në shtete të ndryshme dhe që kanë certifikatën e sigurisë me vete, pra vaksina të sigurta për shëndetin.

I ftuar në "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, Ahmetaj tha se shumë shpejt pritet të mbërrijnë rreth 82 mijë doza AstraZeneca nga COVAX dhe 50 mijë AstraZeneca dhuratë nga një vend mik dhe gjithashtu deri në fund të prillit vijnë edhe 30 mijë doza Pfizer. Ministri Ahmetaj tha se duhen diku te 4 deri në 5 milionë vaksina për të përmbyllur vaksinimin masiv që nga mosha + 16 vjeç.

"Presim rreth 82 mijë nga AstraZeneca shumë shpejt nga COVAX  edhe nga një vend mik presim edhe 50 mijë doza AstraZeneca. Deri në fund të prillit presim 30 mijë doza Pfizer. Oferta është e kufizuar për shkak të kapaciteteve jo fort të përgatitura prodhuese dhe se kërkesa ka ardhur gjithnjë në rritje. Nëse nuk do kishim bërë këtë që kemi bërë, nëse nuk do ishim agresivë në kërkesën për të kontraktuar vaksina, nuk do arrinim dot të sillnim vaksinat që janë. Ky proces deri tani ka kushtuar, midis COVAX, Pfizer edhe Sinovac, shkon diku më pak se 20 milion dollarë, në një mesatare. Unë mendoj se do na duhen diku te 4 deri në 5 milion vaksina dhe do vijojmë të kontraktojmë me agresivitet sepse nuk besoj që vaksinimi një herë do jetë i mjaftueshëm. Për vitin 2021 është e papërcaktuar sa mund të kushtojë vaksinimi. Qëllimi është të vaksinojmë në kohë rekord të gjithë popullatën mbi 16-vjeç", tha Ahmetaj

Ministri Ahmetaj tha se vendi deri tani ka marrë mbi 283 mijë vaksina dhe se me këto ka nisur vaksinimi masiv i popullsisë. Ahmetaj tha se vaksinimi përveçse do të mbrojë shëndetin dhe vjen para sezonit turistik që do të lehtësojë atë.

"Deri më tani janë mbi  41 mijë vaksina Pfizer, plus  40 mije AstraZeneca, 10 mijë Sputnik V  që janë dhuratë e Princit të kurorës së Emirateve të Bashkuara do të marrim edhe 50 mije doza të tjera dhe janë edhe 192 mijë vaksina kineze që kanë ardhur. Pra në vend kanë mbërritur 283 mije vaksina që janë sot në proces dhe presim në ditë që vijën sasi të mëdha. Çmimi është i referuar me çmimet që shesin prodhuesit në bazë të kontratave që ne kemi, nuk jemi të lejuar të nxjerrim çmimet. Ata depozitohen në Kuvend një kopje në mënyrë që të mos shpërndahen dhe të mos e referojë publikisht. Kur flasim për vaksinës duhet të kemi parasysh 3 elementë kryesorë, që nuk flitet për një vaksinë që flasin shkencëtarët dhe e dyta duhet të kemi parasysh që në terreni shëndetësor ka një nevojë  për vaksina pasi çdo vaksinë shpëton jete. Ne nuk po marrim çdo lloj vaksine, por vaksina që po përdoren gjerësisht në shtete të ndryshme  dhe e treta në favor të ekonomisë ku presim një stinë turizmi para", tha Ahmetaj.

Në ditën e 9-të të vaksinimit masiv u kryen 13.826 vaksina, ndërsa në total që nga 11 janari kur ka nisur procesi i vaksinimit në Shqipëri vaksinuar 206,708 qytetarë. Aktualisht po vaksinohen të moshuarit +65 vjeç, gazetarët, operatorët, policët. Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, ajo ruse Sputnik dhe ajo kineze Sinovac.

Ora 22:51
Rindërtimi, Ahmetaj: Në prill të viti 2022 nuk do të ketë më asnjë shenjë nga tërmeti i vitit 2019

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha sot në “5 pyetje nga Babaramo”, se procesi i rindërtimit do të përfundojë në pranverën e vitit 2022 dhe më konkretisht në muajin prill.

Ahmetaj u shpreh se deri më tani më shumë se 2500 njësi individuale që kanë përfunduar, ndërsa shtoi se një proces rindërtimi edhe 500 mijë të tjera.

Po ashtu Ahmetaj shtoi se janë rreth 12 mijë apartamente në proces ndërtimi dhe se vetëm në Durrës janë rikonstruktuar 400 pallate dhe janë në proces edhe 200 të tjerë.

“Kemi thënë që një pjesë dërmuese e njësive individuale do jenë gati në fund të vitit, janë diku te 2 mijë dhe më shumë për njësitë individuale, jemi diku mes 2000 dhe 2500, janë 500 mijë njësi individuale që ne do të rindërtojmë. Jemi në proces të plotë për 160 shkolla, kombinim midis buxhetit të shtetit dhe donatorëve, janë rreth 12 mijë apartamente në proces ndërtimi. Vetëm në Durrës janë rikonstruktuar 400 pallate dhe janë edhe 200 të tjera. Kemi dhënë rreth 2.9 miliard lekë bonus qiraje në vitin e kaluar dhe do vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë gjatë këtij viti. Premtimi jonë i bazuar në procese konkrete, është që në pranverën e vitit 2022, diku në prill, nuk do ketë më asnjë shenjë nga tërmeti i 2019. Të gjitha grantet janë sot angazhuar zyrtarisht në procese të ndryshme rindërtimi. Nuk kemi asnjë grant të marrë”, tha Ahmetaj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?