Kronikë

Ahmetaj në Vorë: Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të nxjerrë sot fituesit për dy pallatet në Durrës, javën tjetër fillojnë punimet (VIDEO)

19 Tetor 2020, 10:59| Përditesimi: 19 Tetor 2020, 11:08

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka qenë së bashku me ministrin e Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj në kantierin e Rindërtimit të lagjes së re qendrore të Vorës, ku tanimë është realizuar infrastruktura nëntokësore dhe në kopshtin “Muçaj”, që do të hapë dyert për fëmijët në 26 nëntor.

Gjatë inspektimeve të punimeve, Ahmetaj tha se Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të përcaktojë ditën e sotme fituesit e për dy pallatet në Durrës dhe pritet të fillojë punën në javën që vjen.

"Këtë javë rrëzohen të gjitha pallatet që janë vlerësuar për t'u rrëzuar DS5 dhe aty fillon dhe bulevardi që vendos dhe profilin e ri të Vorës. Nuk kanë probleme siç kishte Durrësi, janë më të thjeshta për t'u rrëzuar. Sot Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të nxjerrë fituesit për dy pallatet në Durrës, pra zyrtarisht që nga sot kemi një bashkim operatorësh që do të dalë nga procesi dhe do të fillojë punë menjëherë për pallatet që javës që vjen në themel", tha Ahmetaj.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • H-Comunication: 19/10/2020 11:40

    Gjino cun apo goce se jemi kureshtare...........???????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?