Ekonomi

Rindërtimi/Ahmetaj: Kanë përfunduar mbi 1 mijë banesa! 177 familje në çadra, brenda muajit japim 400 apartamente

10 Nëntor 2021, 18:49| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 22:06

  • Share

TIRANË- 25.5 miliardë lekë janë alokuar deri më tani për procesin e rindërtimit për të gjitha programet e tij. Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tha se në total janë shpallur 49 mijë përfitues nga programet e rindërtimit, ndërkohë që bëri të ditur se ende ka shumë familje në çadra.

“Akomodim i përkohshëm në dhjetor 2019 ishin mbi 11 mijë familje, ndërsa sot janë 177 familje që janë dhe përfitues të bonusit të qirasë, që janë në çadra apo kontejner që për shkak të tokës dhe bujqësisë. Sot janë 15 mijë që marrin bonus qiraje për akomodimin e tyre. Do marrin bonus derisa të hyjnë në banesat e reja”, tha Ahmetaj. 

Teksa foli me shifra për procesin e rindërtimit, Ahmetaj tha në Komisionin e Ekonomisë se aktualisht nga FSHZH dhe Bashkia Tiranë ka përfunduar ndërtimi i mbi 1 mijë banesave.

“FSHZH: Janë 1442 banesa në total, 663 janë përfunduar, 779 do të përfundohen deri në fund të vitit. Kanë përfunduar në Durrës 209, në Kamëz 115, në Kavajë 41, në Shijak 298. Do të dorëzohen 369 banesa individuale midis datave 20-26 nëntor. Në datat 20-21 është zona e Bubqit 77, Fushë-Krujë 129, Thumanë 158, Rrogozhinë 10. Njësi zbatuese Bashkia Tiranë: Janë 710 banesa në total, janë 390 të përfunduara dhe 322 përfundojnë brenda vitit”, shtoi ministri i rindërtimit.

Por komisioni nuk kaloi pa akuza, kur Ahmetaj tha se janë përthithur grantet nga ndërkombëtarët.

“Kemi përthithur 100% grantet e donatorëve, janë në negocim huatë e buta në vlerën 150 milionë euro, 20 milionë euro derdhje në buxhetin e shtetit. Po negociojmë me BERZH një kredi 100 milionë euro për strehim social. Nga kreditë kemi përfunduar negociatën me Italinë, me AFD franceze”, pohoi Ahmetaj.

“Paratë e donatorëve janë përdorur për të blerë vota”, tha Rushaj.

Akuza pati edhe për shembje të pallateve në Tiranë me 2 akt-ekspertiza kontradiktore.

Ndërkohë sa i takon pallateve zëvendëskryeministri pohoi që nga FSHZH janë në proces ndërtimi 113 pallate nga 181 që ka kjo njësi në total dhe brenda 26 nëntorit do të dorëzohen 400 apartamente. Ndërsa Bashkia Tiranë ka 30 pallate dhe punimet janë në masën 50%.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?