Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i quajti luftëtarët e UÇK-së si klasa më e lartë e sakrificës e angazhimeve që Kosova sot është shtet.
Megjithëse, ai shtoi se më shumë se sot, duhet unitet mes shqiptarëve.
“Ju më të merituarit e UÇK-së, ju fitimtarët që i dhatë gjymtyrët atdheut por të mbijetuar nderoni të gjithë të rënit kujtoni buzëqeshjen që akoma ajo buzëqeshje reflekton mbi Kosovën, të Luan Haradinaj, e komandanti legjendar Adem Jashari, ju jemi klasa më e lartë e sakrificës e angazhimeve që Kosova sot është shtet, por ama misionet ende nuk kanë mbaruar, nëse doni të zgjeronin tokat e Serbisë ngushtoni hapësirat e shqiptarëve, më shumë se sot na duhet uniteti të jemi krahë i njëri-tjetrit”, u shpreh Ahmeti në pritjen e veteranëve të UÇK-së, të organizuar nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Tutje, Ahmeti shtoi se nuk i vjen mirë që marrëdhëniet janë të ftohta me Amerikën e Evropën, pasi me ndihëm e tyre u çlirua Kosova, informon media kosovare.
“Nuk më vjen mirë që marrëdhëniet janë aq të ftohta me Amerikën dhe Evropën sepse pa ndihmën e tyre ne shumë vështirë do e kishim, ne lirinë e fituam dhe lamë me gjak por bashkë me aleatët e çliruam Kosovën. Nuk më vjen mirë që gjuha shqipe nuk është gjuha zyrtare në Maqedoni, që për atë gjuhë ata kanë derdhur gjakun. Na duhet akoma vendim e veprim i përbashkët, i kemi ngritur bashkë të gjitha ushtritë e proceset. Ti shpiem bashkë deri në anëtarësimin e Kosovës në NATO, e në Bashkimin Evropian dhe të jetojmë të lirë në paqe dhe në sovranitet”, tha ai.