Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë detaje rreth efikasitetit të testit antigjen të shpejtë COVID-19.
Përmes një statusi në Facebook ka thënë se rreth 140 teste në ditë po bëhen me udhëzim nga mjeku. Mesatarja nga 130-140 teste është 35-40 pozitive.
"Sot e provova vetë testin antigjen të shpejtë covid që Komuna ka filluar para dhjetë ditëve. Rezultat pas 20 minutave me saktësi të lartë dhe i lehtë për tu administruar. Rreth 140 teste në ditë po bëhen me udhëzim nga mjeku. Mesatarja nga 130-140 teste është 35-40 pozitive.
Po ashtu tashmë Komuna e Prishtinës si duket e vetmja në Kosovë tashmë ofron testin D-Dimer falas për ta lehtësuar koston për qytetarët. Edhe pak! Tuneli ka fund", shkruan Ahmeti.