Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në Report Tv tha se në vend po humbasim njerëz që mund të kontribuojnë për këtë vend. Duke ju referuar historisë së një futbollisti, Basha tha për ‘Studio Live’ për gazetarin Arbër Hitaj, se tashmë ai i ishte futur rrugës së trafikut të drogës për të mbijetuar.
‘Unë nuk kam shqetësimin tim më të vogël për shqetësimin tim personal. Nuk bëhet fjalë për largimin e të rinjve, por edhe për modelin. Po flisja me një mik i cili kishte qenë jashtë dhe kishte takuar një sportist të niveleve të larta, i cili e kishte mbyllur karrierën dhe jetonte në vend që kishte një komunitet të madh shqiptarësh dhe i kishte thënë sa mirë që je këtu sepse tani mund të trajnosh edhe fëmijët e shqiptarëve... dhe ky nuk i ishte përgjigjur. Pasi ishte larguar dikush tjetër i kishte thënë, por çfarë të merret me sport ai është futur në rrugën e trafikut për të mbijetuar! Pra në po humbasim njerëz që mund dhe duhet të kontribuojnë për këtë vend.’- u shpreh Basha.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet, Basha gati partinë e re: Do kemi ekip me kandidatë me lista të hapura! Te grupimi i Berishës, të gjithë për karrige! Në KiE s'më kanë zëvendësuar me Vokshin
M.Q.//ReportTv.al