Erjon Zaloshnja

Kultura
Speciale

Si po e ndryshon tregun muzikor Inteligjenca Artificiale, kompozitori Zaloshnja: Kundër humanitetit dhe etikës

10 Maj, 15:22| Përditesimi: 10 Maj, 17:11

  • Share

Titullohet “Rrjedha e shpresës” dhe është kënga “më e re” e fushatës zgjedhore krijuar me inteligjencë artificiale në studion muzikore të Erjon Zaloshnjës për Partinë fiktive “Kotësia”.

Një rrugë e përdorur tashmë edhe nga kandidatë realë në zgjedhjet aktuale, për kompozitorin Zaloshnja, kjo nuk është një lëvizje e mirë, pasi është kundër humanitetit dhe përbën gabim të madh etik.

Sipas tij, krijimi në fjalë është një krijim mediokër, që pavarësisht zgjedhjes së lirë të njeriut nuk mund të shiten si arritje muzikore, ndaj me të drejtë shumë artistë e kundërshtuan diçka të tillë.Në një bisedë për “Report TV”, Zaloshnja sjell në vëmendje se në Shqipëri ka hasur këngë të krijuara përmes AI edhe në evenimente të rëndësishme muzikore, si në Festivalin e Këngës në RTSH dhe në Këngën Magjike. Por, ndërsa e kundërshton përdorimin e AI në rastin konkret, ai vëren se, nëse përdoret në mënyrën e duhur mund të jetë diçka me vlerë.

Për më tepër ndiqni intervistën e realizuar nga gazetarja Blerina Goce. 

 

 

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?