Kryeministri Edi Rama ka postuar përsëri ditën e sotme (30 mars) një video me buf kënete, me sfond një nga fjalimet e Sali Berishës, ku i kundërpërgjigjet ironive dhe sulmeve të kreut të mazhorancës.
Në serinë e radhës, kryetari i PS ka vendosur një buf në majë të pemës dhe pas një dege që rrotullon kokën dhe në sfond fjala e kreut të PD-së që flet për “sulm të pandershëm, të padrejtë dhe armiqësor”.
Teksa flet për mik që gjuan si armik dhe ‘gjetje në pozicion’, Berisha pranon se “personi nga i cili ishte frymëzuar, kishte humbur çdo betejë”, duke mos pranuar të merrte pjesë në betejën e radhës.
“Ai më sulmoi në mënyrë shumë të padrejtë, shumë të pandershme, më sulmoi si një armik. Tani një mik del dhe të gjuan si armik. Por ay më gjeti në pozicion. Këtë, ktë, këtë ta them me... nuk e kam thënë ndonjëherë këtë kurrë! Ai nga i cili unë isha frymëzuar, ai kishte humb çdo betejë. Ai kurrë nuk kishte duruar të marrë pjesë në betejë tjetër”, është fjala që shoqëron video-postimin e kryeministrit në Facebook, pa asnjë nënshkrim në krah, por vetëm me tre emoji “bufi”, “maskash” dhe “Joker”, duke personifikuar figurën e ish-kryeministrit në mënyrë negative dhe me simbole.
Postimi i kryeministrit Rama në Facebook
Komente
