Kryeministri Edi Rama u premtoi pensionistëve rritjen e bonuesit të fundvitit, ndërsa u kujtoi kohë kur qeveriste ish-kryeministri Sali Berisha dhe bonusi ishte vetëm për të blerë gjelin e vitit të ri.
E ndërsa është drejt finalizimit rritja e bonusit, në plan është dhe rritja graduale e pensionit
Nuk ka një shpellë diku me florinj që duhet ta hapim. Çdo pension që rritet, rritet përgjithmonë. Në fund të vitit ju keni marrë çdo vit bonusin. Ka qenë njëri që e mbani mend ju që thoshte “Do ju japim gjel për Vitin e Ri”. Ju kujtohet një i gjelit që është duke kënduar si gjysmagjeli atje në majë të penxheres? Dhe ju jepte një gjysmagjel atëherë dhe jua bënte për gjë të madhe. Ne e rritëm bonusin dhe e bëmë jo një gjel për dy pensionistë, por një bonus 50 euro për secilin nga pensionistët në rast kur janë çift në një shtëpi. Pra, nuk merr vetëm një gjel dhe ndajnë një krah njëri e një kofshë tjetri. Tani kjo nuk mjafton më. Kjo është shumë e qartë për ne. Nuk mund t’ju themi që prapë do të merrni 50 euro bonus dhe kaq.E para, jemi duke finalizuar dhe do të rrisim bonusin e fundvitit që do të jetë çdo vit aty.' tha Rama.
Lajmi kryesor:
Pensionet/ Rama akuza të forta prokurorisë së Tiranës: Prej vitesh prokurorët mbulojnë me trupat e tyre dosje ulëritëse të evazionit fiskal
S.G//ReportTv.al