Politikë

'Do krijojmë hapësira komunitare cilësore', Rama: Shteti ka përgjegjësitë e veta, por shkelësit nuk mund të amnistohen

10 Gusht, 10:44| Përditesimi: 10 Gusht, 13:17

  • Share

Kryeministri Edi Rama, duke komentuar ndërtimet pa leje, tha se shteti ka përgjegjësitë e veta por nuk mund të amnistohen shkelësit e ligjit. 

“Kthimi në gjendjen e mëparshme po realizohet, pasi pjesa dërrmuese e ndërhyrjes bëhet në objekte të çmontueshme. Aty ku ka llaç e tulla e beton do të duhet më shumë punë, por nuk ka aq shumë, kështu që do të ecim me shpejtësi. Kjo është vetëm faza e para e një programi të ri të Rilindjes Urbane 2.0. Do të krijojmë cilësi, do të kërkojë kohë, por do të rikthejmë hapësira publike cilësore. Edhe njësive të shërvbimit do t'u japim mundësinë që të rikthehen cilësisht brenda vilës ku do të kenë kufirin. Do t'u japim detyrime përkundër të cilave do të kenë disa të drejta. Shteti ka përgjegjësitë e veta, ne jemi një shtet ndërtim dhe do të jemi një shtet i ndërtuar kur të hyjmë në BE. Për asnjë rast përgjegjësia e shtetit amniston shkelësit e ligjit. Nuk mund të thuash që “po hedh beton dhe po s’më kapet s’ke çfarë më bën”, tha Rama.

Një  ndjekësi që shkruante se kush lejon ndërtimet leje duhet të jenë në burg, Rama tha se këtë e bën drejtësia. 

"Edhe një herë tjetër, e para një herë, që kjo puna e burgut duhet të jemi shumë të qartë, që unë jam kryeministri i Shqipërisë, e kam shpjeguar këtë shumë herë. Nder i madh, privilegj i madh dhe natyrisht përgjegjësi shumë e madhe, por ndër të gjitha pjesët e shumta të kësaj përgjegjësie nuk hyn përgjegjësia për të futur në burg njërëz. Këtë e bën drejtësia, dhe drejtësia funksionon me fakte dhe me prova. Lavdi Zotit, nuk kemi më drejtësinë që e bënte partia, qeveria dhe i pari i shtetit. Nuk e kemi më atë drejtësi, kështu që, merri futi në burg, është një shprehje që nuk duhet ta përdorësh për veten njëherë, sepse është një shprehje shumë jashtë kontekstit të mënyrës si funksionon rendi demokratik. E dyta, patjetër kur ka fakte dhe prova, gjithse kush do të ballafaqohet me ligjin dhe me drejtësinë, nuk diskutohet.", u shpreh Rama. 


Lajmi kryesor:

Lirimi i hapësirave publike, Rama: 'Rilindja Urbane 2.0' do zgjasë 4 vite! Shkundje strukturave të mbrojtjes së territorit! Burg kush lejoi ndërtimet pa leje? E bën drejtësia


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?