Genoveva Ruiz Calavera

Hajnaj në krye të BKH-së, Calavera: Një tjetër hap i rëndësishëm në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri

31 Korrik 2020, 10:34| Përditesimi: 31 Korrik 2020, 10:42

  • Share

Shefja e ONM-së në Shqipëri, Genoveva Ruiz Calavera e ka konsideruar një hap të rëndësishëm emërimin nga KLP të Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Calavera ka shpërndarë komentin e djeshëm të ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, i cili shkruante se me emërimin e Hajnajt dhe funksionimin e BKH tashmë hidhet një hap tjetër i rëndësishëm në implementimin e Reformës në Drejtësi.

‘’Një tjetër hap i rëndësishëm në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri’’, shkruan Calavera në një postim në Twitter.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar unanimisht Aida Hajnan si drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit ditën e djeshme.

Postimi i Calavera-s

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?