Kreu i UEFA-s Ceferin dhe kreu i FSHF-së Armand Duka

Sport

'Air Albania do presë organizime të tjera', Kreu i UEFA-s luan futboll me Sylvinho-n dhe fëmijët në Tiranë! Luis Figo u plotëson ëndrrën të vegjëlve

11 Shtator, 13:01| Përditesimi: 11 Shtator, 13:10

  • Share

Kreu më i lartë i UEFA-s Aleksander Ceferin, bashkë me disa ikona të futbollit botëror, ishte sot në Tiranë për mbledhjen e parë historike të Komitetit Ekzekutiv në Shqipëri. Ndeshjes simbolike gjatë festivalin e ‘futbollit në shkolla’ në ambientet e FSHF-së, iu bashkua edhe stafi i kombëtares shqiptare, përfshirë trajnerin Sylvinho. Për mediat kreu i UEFA-s Ceferin zbuloi se është në bisedime për një organizim të rëndësishëm futbollistik në ‘Air Albania’, por saktësoi se nuk ka ende diçka konkrete. Ceferin sulmoi ata të cilët përfitojnë apo përdorin gjuhë urrejtjeje ndaj futbollit, ndërsa kishte një mesazh për fëmijët pjesëmarrës.

“Të qëndrojnë sa më shumë të jetë e mundur në kampionatin lokal sepse është më e lehtë të promovosh veten sesa të shkosh jashtë. Ky është një gabim që e bëjnë shumë lojtarë. Duhet ta shijojnë futbollin dhe të stërviten sa më shumë,”-u shpreh kreu i UEFA-s Aleksander Ceferin

“Besoj se në memorien e fëmijëve do të mbetet gjatë dhe do të jetë një objektiv më shumë për t’iu bashkuar lojës tonë,”-tha kreu i FSHF-së Armand Duka.

Kënaqësia më e madhe e fëmijëve ishte ndeshja kundër legjendës së futbollit Luis Figo.

“Është pak e çuditshme nga hera e parë kur e kam ardhur në Shqipëri sepse ishte koha e komunizmit dhe vendi ishte shumë ndryshe. Në atë periudhë isha 16 vjeç dhe mund ta imagjinoni se çfarë mendova. Herën e fundit që isha në Shqipëri pash një ndryshim të madh. Tani çdo herë që vij shoh shumë të apasionuar pas futbollit. E shijova këtë ditë me fëmijët, pasi në fund të fundit ata janë e ardhmja e futbollit,”-u shpreh ish-futbollisti Luis Figo.

“Është kënaqësi gjithmonë të jesh me fëmijët dhe të ketë këto organizime të bukura. Mu bë qefi që kishte kaq shumë pjesmarrje dhe uroj që aktivitete të tilla të ketë edhe në të ardhmen,”-deklaroi Jamir Hyka, ambasador i ‘Futbollit në shkolla’.

Të luash me ose përballë disa prej emrave më të rëndësishëm të futbollit botëror dhe shqiptar ishte emocionuese për fëmijët.

“Është një kënaqësi shumë e madhe që pata mundësinë të luaj me këto lojtarë të sportit të futbollit. Kjo ka qenë një ëndërr e imja që kur kam qenë shumë e vogël. I ftoj të gjithë shokët dhe shoqet e mija që ta luajnë këtë sport,”-tha futbollistja Izara Kodheli.

Qëllimi i aktivitetit ishte nxitja e fëmijëve si djem dhe vajza të merren sa më shumë me futboll.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?