‘Air Albania’ pezullohet në QKB më pas rikthehet aktive! Burime nga kompania: Çështja e procedurave, s’ndikon në aktivitet

7 Shtator 2022, 11:07| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 19:19

  • Share

TIRANË- Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) pezulloi paraditen e sotme aktivitetin e shoqërisë së fluturimeve “Air Albania”, pasi kjo e fundit nuk ka deklaruar pronarët përfitues. Report Tv bën me dije se kjo është thjesht një çështje procedurale e që nuk  ndikon aspak në aktivitetin e përditshëm të kompanisë. Dhe në fakt pasdite statusi i 'Air Albania' në QKB u riktheu aktiv. Paradite, burime nga kompania bënë me dije aktiviteti i fluturimit të ‘Air Albania’ vijoi pa asnjë ndërprerje, duke iu drejtuar qytetarëve që të mos shqetësohen.

Pezullimi në QKB ka ndodhur për shkak të një mospërputhje mes formularit të kërkuar nga qendra e biznesit dhe ai i dërguar nga kompania ‘Air Albania’ lidhur me përfituesit finalë. Të njëjtat burime sqarojnë se ditën e sotme kompania po ridërgon formulain sipas kërkesave të QKB-së dhe pritet menjëherë që të rikthehet në statusin aktiv. Një fakt i tillë është konfirmuar dhe nga vetë zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila tha se po bëhet proces rutinë ndërsa ka dijeni që dokumentacioni do të dorëzohet gjatë ditës së sotme.

“Komenti i parë që do bëj është se 'Air Albania' është kompani private në 90% të aksioneve. Fakti që QKB zbaton ligjin pavarësisht se shteti është 10% aksioner, tregon sesa mirë funksionojnë strukturat shtetërore dhe është për t’u përgëzuar. Unë jam informuar se është një proces rutinë që iu ndodh disa kompanive kur nuk dorëzojnë dokumentacionin e duhur për të pasur të gjithë dritën jeshile nga QKB. I është kërkuar bashkëpronarit të huaj ndoshta të pamësuar me rregullat e Shqipërisë që të dorëzojë përfituesin fundor. Di që do të kryhet brenda ditës së sotme”,-tha Balluku.

Kjo ka ardhur si pasojë e implementimit të legjislacionit të ri dhe që ka prekur edhe kompani të tjera, por që nuk ndikon në vazhdimësinë e aktivitetit.

Faksimilja e statusit të Air Albani në QKB

Ora 18:54
Air Albania rikthehet sërish aktiv në QKB

1662569928_AirAlbaniaZABELAirbusA31913249565881813.jpg

Aktiviteti i fluturimeve në Air Albania është rikthyer sërish aktiv në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) pas zgjidhjes së problematikës proceduriale. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Paloka: 08/09/2022 09:54

    Se shpejti do kete ndryshime ne kreun e qkb…skane arritur objektivat…

    Përgjigju
  • Qifja: 07/09/2022 21:40

    Sudja Sinan Idrizi bashkepronar i Air Albania!! Turp me te madh ska per te pasur Edi Rama qe fut lloj lloj piramidash ne vende strategjike

    Përgjigju
  • Bayern Munchen: 07/09/2022 19:24

    Kur SPAK të hapë hetimin për 40% të aksionerit shqiptar, unë do të heq kapelën, do të përkulem për të respektuar dhe përshëndetur punën e SPAK.

    Përgjigju
  • Ehaa: 07/09/2022 15:10

    Nuk ekziston air ALBANIA në ajer por Tur*** Air***s Kjo dihet por populli shqiptar eshte qorruar në vesh ! Edhe ta mendosh që lali do mandat te tretë! Paska për ta palos Iliri me 3000 vota plus mbi te ! Shqipëria eshte berë rrumpallë dhe vetëm Italia mund të na shpetoje ! Në Tirone te vije nje kryebashkiak nga Milano ose Torino keto Shqiptarët kane abuzuar goxha!

    Përgjigju
  • Kçk: 07/09/2022 13:48

    Nuk kane fund skandalet ne ket vend.

    Përgjigju
  • Timi: 07/09/2022 12:05

    te tjeret po vonuan siguracionet 1 dite ju bllokohen llogarite. rep bananesh

    Përgjigju
    • Alb: 07/09/2022 13:39

      Gjoba madje shkojn der aty sa te kercenojn per bllokim aktiviteti po nrm vend lopesh eshte ky

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?