Italia triumfon turneun e bamirësisë për tërmetin në 'Air Albania Stadium'! Yjet e kombëtares: Kontribut për vendin /VIDEO

TIRANE- Në stadiumin Air Albania sot nuk u bë 'tifo' për asnjë skuadër futbolli, por për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Yjet e katër kombëtarëve, Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë të pas viteve 2000 zbritën në fushë për të luajtur 3 ndeshje nga 30 minuta, mes tyre dy gjysmë finale dhe një finale.

Me moton 'Luajmë për të Rindërtuar', yjet u bënë bashkë në fushën e blertë duke dhuruar atmosferë dhe emocion për të pranishmit.

Ndeshja e parë e përcaktuar me short ishte Shqipëri-Itali, e cila solli në sytë e tifozerisë shqiptare lojëtar si Altin Lala, Ervin Skela, Igli Tare por edhe Foto Strakosha. Në këtë përballje do të fitonte me penallti kombëtarja italiane, e cila më pas u triumfoi në finale ndaj Greqinë, fitueses së gjysmëfinales së dytë ku disfatë pësoi kombëtarja turke.

6100 ishte numri i biletave që u shitën për këto ndeshje, ndërsa paratë e mbledhura prej tyre do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti.

Ora 22:02
'U kënaqa sepse kontribova për vendin tim', Rraklli pas ndeshjes së 'yjeve'. Tare: E rëndësishme kauza që na mblodhi

Në ‘Air Albania’ të premten në darkë u luajtën ndeshjet e ‘yjeve’ të kombëtareve të Shqipërisë, Italisë, Turqisë dhe Greqisë, të cilët kishin si synim bamirësinë për të prekurit nga tërmeti. Rreth 6 mijë e 100 tifozë ndoqën këto takime të cilët u luajtën në formatin dy gjymsëfinale dhe një finale nga 35 minuta secila. Shqipëria u eliminua nga Italia, e cila fitoi edhe finalen kundër Greqisë.
Protagonistë të ekipit kombëtar kuqezi pas ndeshjeve u shprehën të lumtur që morën pjesë në këtë organizim që synim kishte bamirësinë.

Altin Rraklli-ish-futbollist I kombëtares: “U knaqëm sepse po kontribojmë diçka për njerëzit. Unë jetoj jashtë ashtu si shumë ish-futbollistë të tjerë dhe nuk ishim këtu kur filluan lëkundjet e tërmetit. Është kënaqësi që dhamë kontributin tonë për aq sa kemi mundësi.”

Ilir Shulku-ish-futbollist i kombëtares: “Federata ka marrë përsipër të ndërtojë tre shtëpi të dëmtuara nga tërmeti. Kjo ishte diçka tjetër dhe pse jo në vazhdim të ketë edhe organizime të ngjashme.”

Igli Tare, ish-futbollist i kombëtares: “Kënaqësi e madhe që isha këtu sepse pata mundësinë të shikjoja shumë shokë të kombëtares që kisha kohë pa I parë, por mbi të gjitha kënaqësi për këtë kontribut sado të vogël dhe kauzën që u mblodhëm sot. 

De Biazi-ish-trajneri i Kombëtares:  “Ne bëmë diçka për njerëz që kanë nevojë. Dhe besoj se kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk e di se sa u reklamua eventi, por ata që ishin meritojnë gjithë rrespektin sepse bënë diçka të mirë, për njerëz që sot po kalojnë një moment të vështirë.”

Andi Lila- Kryetar i SFPSH: “Një lodhje e jashtëzakonshme, por në këtë moment që konkluzioni ishte me sukses më duket vetja tre centimetra më i gjatë. Jam shumë mirë nga ana psikologjike sepse ishte shumë stress që të organizonim një ndeshje të tillë.

Kreu i sindikatës së futbollistëve preofesionistë, Andi Lila, më tej u shpreh se pas këtij organizimi tani do të fillojë të mbrojtë të drejtat e lojtarëve shqiptarë, të cilët problemin më të madh në Superligë kanë mos marrjen e pagave.

Ora 20:55
'Kryqi i kuq' në shkallët e stadiumit në ndeshjet miqësore për të prekurit nga tërmeti

1578686233_kryqiikuq.jpg

Në shkallët e stadiumit gjatë ndeshjeve miqësore për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit janë ulur edhe vullnetarët e Kryqit të kuq shqiptar, duke u solidarizuar me këtë kauzë.

Ora 20:43
Ndeshjet për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, Italia triumfon në finale përballë Greqisë

1578685807_italianet.jpeg

Ndeshjet miqësore në Air Albania Stadium kanë nxjerrë fituese kombëtaren italiane. Ajo ka trumfuar 1-0 përballë Greqisë në 30 minutëshin e finales, ndërkohë që më herët mposhti në penallti kombëtaren shqiptare. Ndërsa Greqi mundi në ndeshjen e parë Turqinë me një rezultat të ngushtë 1-0.

Ora 20:41
Shqiptarja.com solidarizohet me ndeshjen e yjeve për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit

Stafi i Shqiptarja.com është solidarizuar me ndeshjet miqësore të zhvilluara mbrëmjen e sotme në Air Albania Stadium. Të ardhurat e mbledhura nga shitjet e biletave të tifozëve të pranishëm në stadium do të shkojnë për bamirësi, për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Tre ndeshjet nga 30 minuta secila dhuruan emocion për të pranishmit, nisur edhe nga mesazhi i vërtetë i organizimit të saj, por edhe për shkak se zbriti në fushë yjet e kombëtareve të Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë të pas viteve 2000.

Ora 20:02
Yjet e Greqisë dhe Italisë përballen në finale, Emanuela Rusta arbitron ndeshjen

Përballja finale ndërmjet Greqisë dhe Italisë do të drejtohet nga Emanuela Rusta, arbitja e parë femër e FIFA-s.

Ora 19:54
Një fëmijë 'thyen rregullat' gjatë ndeshjes për bamirësi, futet në fushën e blertë për takuar Mc Kreshën

Një fëmijë është futur në fushën e blertë për të takuar artistin Mc Kresha i cili ishte në stadium për të kënduar. Menjëherë pas përfundimit të performancës ai është afruar pranë artistit duke i këkuar të bëjnë edhe një foto.

Ora 19:50
Ndeshja për bamirësi/ Ish-mesfushori i Interit i jep fitoren Greqisë përballë kombëtares turke

1578682289_greqia.png

Kombëtarja e Greqisë ka triumfuar në përballjen ndaj asaj turke në stadiumin Air Albania, ndërsa tashmë Greqia do të përballet me Italinë. Rezultati është zhbllokuar në minutën e 32-të pas penalltisë së kthyer në gol nga Ish-mesfushori i famshëm i interit Giorgios Karagunis.

Ora 19:41
Edhe pse ka vite që ka lënë futbollin, Alban Bushi tregon aftësitë e tij (VIDEO)

Ndeshja e bamirësisë midis yjeve të Shqipëris dhe Italisë e përfunduar me fitoren e fqinjeve ka dhuruar dhe një gjuajtje 'predhë' nga ish-legjenda e kombëtares shqiptare dhe sot trajneri i moshave Alban Bushi.Për fat të keq topi përfundoi në traversën e ekipi kundërshtar, italianë.

Ora 19:02
6100 bileta të shitura për ndeshjet e yjeve në 'Air Albania Stadium', të gjitha të ardhurat shkojnë për të prekurit nga tërmeti

1578679506_61.jpg

6100 bileta janë shitur përpara ndeshjeve miqësore të yjeve të së kaluarës në Air Albania Stadium, ndërkohë që të ardhurat e mbledhura nga shitja e tyre do të shkojnë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ora 18:58
Ndeshja për bamirësi/ 'Legjendat' e kombëtares shqiptare eleminohen përballë Italisë në penallti

1578679714_luajmedherindertojmesebashku.jpg

Kombëtarja shqiptare e yjeve të së kaluarës është eleminuar në përballjen miqësore ndaj Italisë fqinje në Air Albania Stadium. Koha e rregullt 30 minuta ka përfunduar me rezultatin barazim 1-1, ndërsa në goditjen e penalltive, Italia la pas Shqipërinë me rezultatin 3-2. Tashmë Italia do të përballet me një prej dy skuadrave që do të përballen në 30 minutëshin e dytë, Greqinë ose Turqinë.

Ora 18:25
Yjet e së kaluarës zbresin në stadiumin e ri kombëtar (FOTO)
Ora 18:11
Një fëmijë për çdo viktimë të tërmetit të 26 nëntorit, ceremonia hapëse e përballjes së yjeve në 'Air Albania Stadium'

51 fëmijë me tullumbace të bardha kanë zbritur në fushën e blertë para nisjes së përballjes së yjeve të Shipërisë me ato të kombëtares italiane. Pikërisht ky numër simbolik lidhet edhe me numrin e 51 viktimave që la pas tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Më pas në fushë kanë zbritur edhe yjet e dy skuadrave.

Ora 18:05
Ekipet nisin nxemjen pak minuta para përballjes, numër i vogël tifozësh në shkallët e stadiumit

 

Report Tv sjell pamje nga nxemja e kombëtares Shqiptare dhe asaj Italiane në Air Albania Stadium. Ndërsa në shkallët e stadiumit vihet re një numër i ulët i tifozëve.

Ora 17:59
Nga Igli Tare te Ervin Skela e Foto Strakosha, yjet që zbresin sot në 'Air Albania Stadium' përballë Italisë/ FORMACIONET

Ndeshja e parë që do të luhet në Air Albania Stadium është Shqipëri Itali. Pak momente para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet e dy skuadrave. Ndeshjet e do të përballë në fushë yjet e e dy skuadrave që kanë luajtur për këto dy kombëtare pas viteve 2000.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?