'Air Albania na sjell fat', Shehi optimist për përmbysjen në Champions! Kapiteni i Tiranës: E dimë ku gabuam në ndeshjen e parë

11 Korrik 2022, 18:57| Përditesimi: 11 Korrik 2022, 19:47

  • Share

Ora e së vërtetës për Tiranën po afron. Të martën në Air Albania kampionët e Shqipërisë do tentojnë përmbysjen e humbjes 1-0 në Luksemburg kundër Dudelange, me qëllim kualifikimin në turin e dytë të Champions League. Për këtë, optimizmi te bardheblutë është i lartë.

“Ajo që dimë tani për kundërshtarin është më e thelluar, por ne nesër do të jemi ku duhet, Kundërshtari ka nivel e cilësi, por nesër ndryshon çdo gjë, luajmë në shtëpinë tonë dhe fushën tonë dhe besoj se skuadra do të shfaqet ashtu siç ka bërë gjithmonë, sidomos në “Air Albania” gjatë gjithë kampionatit,"-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Kapiteni Ismailgeci pranon se ndeshjen e parë nuk ishte në formën që dëshironte, por shton se skuadra do ketë shumë grinte në ndeshjen e kthimit.

“Që kur mbaroi ndeshja e parë kishim shumë besim që do e kthenim këtu dhe besoj se do e kthejmë. E dinim çfarë kemi bërë gabim në ndeshjen e parë dhe kishim shumë besim që te ndeshja këtu do të jetë krejtësisht ndryshe,”-deklaroi Marsel Ismailgeci, futbollist i Tiranës.

Tirana-Dudelange nis të martën nga ora 20:00 në stadiumin Air Albania dhe futbollistët presin që të kenë mbështetjen sa më të madhe të tifozëve.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?