Air Albania

Air Albania nis nga prilli fluturimet në Ankara e Izmir! Rihap dhe fluturimet në Bolonja, Pisa e Verona

21 Mars, 15:12| Përditesimi: 21 Mars, 15:15

  • Share

Prej muajit prill kompania ajrore Air Albania ka vendosur të shtojë linjë direkte nga Tirana në Ankara dhe Tirana-Izmir. Air Albania do të ripahë dhe prenotimet për tre aeroporte italiane me fluturime pa ndalesë për në Tiranë, duke nisur nga 31 marsi 2024 që përkon dhe me fillimin e sezonit veror IATA 2024.

Kështu Bolonja, Pisa dhe Verona janë 3 destinacionet e zgjedhura nga Air Albania. Fluturimet nga Bolonja do të jenë të martën, të mërkurën, të enjten dhe të premten nga 2 prilli 2024.

Ndërsa nga Pisa do të jenë të hënën, të martën, të enjten, të shtunën dhe të dielën e 31 marsit 2024.

Nga Verona fluturimet nga 31 marsi 2024 do të jenë të hënën, të martën, të mërkurën, të enjten, të premten e të dielën

Air Albania aktualisht operon vetëm në Milan Malpensa dhe karakterizohet nga një shërbim i plotë me bagazhe të përfshira dhe shërbim falas në bord.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?