Politikë

‘AirBnB ende s’i kërcënon hotelet’, Rama: Rreth 1 mijë struktura hoteliere kanë ‘trokitur’ për marrrëveshjen! S’do ketë më ‘akullore’ për të freskuar inspektorët

25 Prill, 12:31| Përditesimi: 25 Prill, 13:12

  • Share

 

Kryesocialisti Edi Rama, në takimin me përfaqësuesit e biznesve në Velipojë e Shëngjin, u ndal edhe te informaliteti i AirBnb, teksa tha se janë shumë të përhapura, por shtoi se ende nuk përbëjnë një kërcënim për strukturat hoteliere.

Ai tha se deri më tani nuk kanë ndërhyrë, por do të nisin me qasje konstruktive. Më tej, ai shtoi se 1 mijë struktura hoteliere kanë kërkuar të bëjnë marrëveshje me qeverinë për deklarimin e shtretërve. 

“Sot kemi 5 miliardë të hyra në ekonomi që është shifër e jashtëzakonshme, ndërkohë që kur vjen puna te të ardhurat e deklaruara të biznesit formal është dyfish, por nuk është aq sa është. Një pjesë  e konsiderueshme këtu është Airbnb, ata që japin shtëpitë me qira. Është plot kudo, janë para ekstra për familjen që nuk deklarohen askund. Kemi qenë të vetëdijshëm por s’kemi dashur në këtë pjesë akoma për arsyen se nuk i kemi akoma kapacitetet hoteliere të atilla që të mund të fillojmë shtrëngimin në anën tjetër dhe sado që Airbnd është e përhapur nuk ka filluar të cenojnë hotelet.

Por tanimë kemi planifikuar ndërhyrjen që do ta nisim me qetësi, butësi, eksperianca na ka mësuar se aty ku bëhet fjalë për të marrë pjesën e shtetit nga privati, është më e mirë qasja kontruktive dhe mirëkuptuese sesa presioni që bën më shumë dëm sesa sjell të ardhura dhe prandaj kemi filluar me këtë marrëveshjen e ju me të gjithë hotelet. 65% është shifër qesharak në raport me çfarë keni ju në sezonin e pikut. Por ama jemi të lumtur që të pranon 65% e paradeklaruar bazuar mbi shtrëeërit, 35% i sezonit tjetër është më i lartë se normaliteti por është një lloj balance dhe jemi të kënaqur që mbi 1 mijë hotele i janë afruar derës tonë, kanë trokitur dhe kërkojnë marrëveshje. Kështu nuk keni më inspektime dhe kontrolle dhe ju e dini pastaj se sa shumë akullore duhet të jepni për të freskuar inspektorët.”, u shpreh Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama: Të ndërtojmë një infrastrukturë që tërheq turistët elitarë! S'kemi pasur shumë sintoni me palën malazeze për Urën e Bunës


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?