Avokati i familjes Haklaj, Idajet Beqiri ka zbuluar për Report Tv detaje në lidhje me dëshminë e Aishe Haklajt në SPAK. Avokati tha se pas dëshmisë prej 12 orësh, Aishe Haklaj tha se ka besim tek drejtësia.
‘Ka diçka serioze këtë radhë. Kam besim tek drejtësia më tha’- tha Beqiri.
Beqiri tha se për arsye sigurie u kërkua që gazetarët të mos ishin në dijeni, por gjithsesi u zbulua. Beqiri tha se ajo hyri me syzë dhe shami, ndërsa shtoi se në shtëpi u ruajt nga forcat e sigurisë.
‘U fut me shami dhe e maskuar nuk donte media! SPAK kishte marrë masa që ta shoqëronte ku do të rrinte dhe deri sa të ikte. Ishte një organizmin i përsosur edhe shtëpinë ku ka qëndruar mbrëmë është ruajtur.’- tha Beqiri.
Lajmi kryesor:
Vrasjet e vëllezërve Haklaj, avokati i familjes në Report Tv: Ishte krim shtetëror, kemi dorëzuar në SPAK video të reja! Berisha të merret i pandehur
M.Q.//ReportTv.al