Ish deputeti i PD-së, Azgan Haklaj i ftuar në Report Tv foli për thirrjen e Aishe Haklajt në SPAK ku po pyetet mbi denoncimin që ka bërë në SPAK në korrik të 2021, ku akuzon ish kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Në emisionin 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj, Haklaj tha se vrajset e ndodhura në Tropojë kanë prapavijë politike. Ai fajësoi edhe kryetarin e PL-së, Ilir Metën duke thënë se ky i fundit në shtator të vitit 2000 kur ishte kryeministër ka përgjakur Tropojën.
“Në 26 shtator të vitit 2000 Ilir Meta ka trazuar tropojanët. I ka dezertuar e gjithë garda e republikës. Është hakmarrë poshtërsisht ndaj meje. Pas 28 nëntorit të vitit 2000 që ne po festonim ditën e flamurit, Meta përgjaku Tropojën ku u vra një person dhe u plagosën disa të rinj.
Trupat e urdhëruara nga ai kanë hyrë në shtëpinë time në orën 2 të natës dhe kanë dhunuar edhe vajzën time 4 vjeç. Më kanë marrë nga Tropoja e në Tiranë duke më dhunuar duke më djegur me bishtin e cigares. Artan Hoxha dhe Poli Hoxha bën dy raporte shumë të rëndësishme që sensibilizuan opinionin publik për arrestimin tim politik banditesk. Paradoski është se sot Meta dhe Berisha janë bashkë në koalicion. Kur i gjithë konflikti në Tropojë ishte prej Metës”- tha Haklaj.
Ai shtoi gjithashtu se Meta i kishte kërkuar të takoheshin pa dijeninë e Berishës por tha se i kishte vendosur disa kushte.
“I kam thënë takohem pasi ti kërkosh falje Malësisë së Kosovës, për dhunën ndaj meje. Ai kishte qejf takime kulisash, ndërsa unë doja takim haptas”-përfundoi ai.
Lajmi kryesor:
Krimet në Tropojë, Berisha nën akuzë për vrasje, krijim bande e terrorizëm, motra e madhe e Haklajve gati 12 orë dëshmi në SPAK: Kemi ende besim te drejtësia
B.V//ReportTv.al