Ndeshja Ajax-AEK

Ajax mposht 3-0 AEK-un, “dopietë” e Tagliafico

19 Shtator 2018, 21:06| Përditesimi: 19 Shtator 2018, 21:11

  • Share

Janë luajtur në orën 18:55 dy ndeshjet e Grupit E në “Champions League”. Ajax ka mposhtur me shifrat e thella 3-0 skuadrën e AEK-ut të Athinës falë “dopietës” së argjentinasit Tagliafico dhe golit të VAN de Beek. 

Ndërkohë, takimi tjetër i këtij grupi mes Shakhtar Donetsk dhe Hoffenhaim është mbyllur me rezultatin e barabartë 2-2. Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 6-të me Grillitsch, ndërsa ukrainasit barazuan me Ismaily. Në fundin e pjesës së parë ishin sërish gjermanët që kaluan në avantazh, ndërsa Maycon pak minuta nga fundi vulosi rezultatin përfundimtar që i dha nga një pikë secilës skuadër.

Pas ndeshjeve të para Ajax udhëheq grupin me 3 pikë, ndjek Hoffenhaim dhe Shakhtar në vendin e dytë dhe të tretë me nga 1 pikë, ndërsa mbyll e fundit AEK-u me 0 pikë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?