Sport

Ajax shuan ëndrrat e ekipeve të tjera, siguron Ten Hag edhe për 3 vite të tjera

20 Qershor 2019, 15:53| Përditesimi: 20 Qershor 2019, 15:59

  • Share

Erik Ten Hag të paktën edhe për disa vite nuk do të jetë trajner i Barcelonës. Holandezi i cili ishte përmendur si zëvendësuesi i Valverde-s në ‘Camp Nou’ ka nënshkruar kontratë të re me klubin e Ajax, që sezonin që lam pas e drejtoi deri në gjysmëfinale të ‘Champions-it’.

Ten Hag në lajmërimin e lëshuar nga Ajax thuhet se ka firmosur kontratën që do e mbajë të lidhur deri në qershor të vitit 2022. Në të kaluarën e tij 49-vjeçari ka drejtuar disa ekipe të tjerë në Eredivisie si Twente në tre periudha të ndryshme, De Graafchap dhe Utrecht.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?