Pas largimit nga drejtimi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika do të jetë përfaqësuesi i Shqipërisë në NATO.
Burime nga selia e Presidencës bëjnë me dije se, dekretimi i Ajazit do të bëhet menjëherë pas paraqitjes së tij në Komisionin parlamentar të Punëve të Jashtme.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta beson se zoti Ajazi do ta realizojë me shumë sukses detyrën e tij në NATO”, thuhet në një njoftim për shtyp nga zyra e kreut të shtetit.
G.F. / Shqiptarja.com