Duke komentuar konfliktin mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë komentin e tij, duke mos munguar ti thurë “lavde” mikut të madh amerikan. Duke folur mbi ngjarjet e fundit Lulzimi ka deklaruar se “liria dhe demokracia kanë një çmim të madh, dhe se PD është përkrah SHBA”. Eshtë e habitshme të dish se kujt i referohet Lulzimi për pjesën e parë të deklaratës së tij, kur përmend “çmimin e lartë të lirisë dhe demokracisë”, por me e çuditshme mbetet pjesa e dytë e saj, kur shprehet se “PD qëndron përkrah SHBA”.
Në fakt “përkrahja” dhe mbështetja ndaj partnerit më stradegjik SHBA-së, në SHQUP ka rezultuar se është “vënde-vënde”, dhe se përgjatë gjithë historisë saj, kjo miqësi mes demokratikasve në Tiranë dhe amerikanëve ka qenë në varësi të situatave. Të mos harrojmë ngjarjet e hidhura të 1997, apo muajt e gjatë të protestave në “çadrën e lirisë”, dhe më pastaj muajt e protestave “popullore”, kur Lulzimi dhe sekretarët e tij deklaronin se “nuk merrnin këshilla nga ambasadorët e huaj, që rrinë gjithë ditën me Ramën”. Ecejaket e ish-opozitës sa tek SHQUP-i tek Presidenca, dhuna e ushtruar në bulevarde dhe në institucionet e shtetit, natyrisht do të prodhonin edhe doza urrejtje ndaj ambasadorëve të huaj, kryesisht atyre perëndimorë, ku veçohej ai amerikan.
Dhe në këtë periudhë, të mos harrojmë deklaratat e zotit Palmer, të ambasadorëve të Bashkimit Europian, apo dhe të dërguarve të tjerë, që këshillonin vazhdimisht kreun e protestave “mbarëpopullore” të hiqte dorë nga dhuna, dhe ti rikthehej institucioneve, dialogut, dhe marrëveshjeve ligjore me shumicën qeverisëse, për të mos cënuar lirinë dhe demokracinë. Po ashtu një shuplakë e fortë, ishin për ish-opozitaristët edhe deklaratat e faktorit ndërkombëtar, dhe veçanarisht të SHBA-së, lidhur me zgjedhjet lokale, bojktotin e tyre dhe miratimin e rezultatit zgjedhor.
Pra siç shihet, Lulzim Basha nuk rezulton të ketë patur ndonjë “dashuri” dhe “përkrahje” të madhe ndaj partnerëve tanë stradegjikë, ndaj dhe deklarata e tij apo dhe pjesëmarrja në “tryeza” për të bashkëbiseduar me amerikanët, duket më tepër qasje e shtirur, dhe fallcitet i dekonspiruar. Edhe “dërgesat” e tij, të pranishme në sallën ku Gjenerali Michael D Barbero, bëri sqarimet mbi ngjarjet e fundit mes SHBA dhe Iranit, ishin si sforco e panevojshme e ish-deputetëve të Lulzimit, për të rikonfirmuar “miqësinë e PD me amerikanët”. Kjo pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Partinë Demokratike të Doktorit dhe Lulzimit, herë kanë qenë “vend mik” dhe herë “vend jo mik”, madje në shumicën e rasteve demokratikasit e SHQUP-it, nuk kanë kursyer as shpifjet dhe as akuzat e sajuara deri ndaj ambasadorëve të SHBA në Tiranë.
Shtirja dhe përbuzja, kanë qenë binomi dhe refreni i një gjithë periudhës së “miqësisë” së PD së shkuar dhe të sotme, me SHBA. Si mund të bësh hasha gjithçka, refuzimet, akuzat , sharjet, fyerjet, dhe shpifjet ndaj ambasadorëve të SHBA, dhe sot ti tregosh atyre se “ne Partia Demokratike kemi qenë dhe jemi krah jush”. Sado i fortë ky “sinjal” pendese, mendoj se nuk mjafton për amerikanët, të cilët lirinë dhe demokracinë nuk e shohin si pronë të asnjë partie, veçanarisht në Tiranë, por e kanë të shenjtë dhe kushtin e vetëm për të lidhur miqësi të sinqertë me një vend partner.