Sipas Rikes, gazetarja nuk ka qenë aspak e lumtur dhe kjo ishte diçka që vihej re në fytyrën e saj, duke shtuar se Ilnisa priste më shumë nga Meritoni, por ky i fundit e la vetëm duke kërcyer në pistë.
Ajo shtoi se nëse partneri i saj do e bënte diçka të tillë do i vendoste flakën dhe do bënte namin.
“Ajo mund të aktrojë sa të duash që ishte e lumtur. Pashë fytyrën e saj, mund të gënjejë, por nuk ishte e lumtur. Ajo vetë priste diçka më shumë, jemi femra e kuptojmë. Më erdhi keq sa në një moment shkova i thashë Meritonit: Çfarë po bën, e ke lënë në mes të pistës vetëm duke kërcyer.
Më erdhi keq, të më lërë mua partneri im në mes të pistës i vendos flakën, i bëj namin. Është lojë ok, por të më lësh aty bëj namin. Nëse të pëlqen dikush me vërtet emocionohesh. Jam e sigurt nëse Bardhi do të kishte parë Sarën, do të prekej, atë gjë doja të shikoja”, tha Rike Roçi.